web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Natyra krijon 8 njerëz të njëjtë në botë/ I riu takon "binjakun" gjatë një udhëtimi

23 Shkurt 2018, 11:51, Kuriozitete CNA

Neil Douglas, një i ri i cili do hipte në një nga avionët për në Irlandë ka zbuluar një detaj jo fort të zakonshëm. Ai e gjeti veten në një situatë sa për të qeshur aq edhe të çuditshme pasi aty takoi një njeri identik si vetja, në pamjen e jashtme.Neil ka treguar:

Unë isha personi i fundit që po hipja në aeroplan dhe pashë se dikush ishte tashmë në vendin tim, kështu që i kërkova të lëvizte. Ai u kthye tek unë dhe pashë fytyrën time para meje … Të gjithë njerëzit në aeroplan po na vështronin dhe qeshnin “.

Dy “binjakët” zbuluan se kishin blerë bileta avioni në vende të ngjashme dhe e bënë udhëtimin shumë pranë njëri-tjetrit. Pas kësaj historie u zbulua se sipas një legjende, natyra krijon 8 njerëz identikë dhe i vendos ato në vende të ndryshme të botës, kështu që të paktën njëri prej tyre mbijeton. Dhe nëse takohen, sistemi dështon dhe një nga binjakët vdes.

Sigurisht që kjo nuk i ka ndodhur Neilsit sepse është thjesht një legjendë.

Por sipas Bright Side një person është unik vetëm 0.1%. Pika e parë e kësaj teorie është e bazuar në faktin se 99.9% e organizmit në të gjithë racën njerëzore është absolutisht identike, dhe vetëm 0.1% është përgjegjës për unicitetin tonë. Ka shumë më pak gjene që përcaktojnë pamjen tonë të veçantë. Pra, pavarësisht numrit absolut të kombinimeve të mundshme të ADN-së, shfaqjet identike nuk duken të pabesueshme në teori. Kjo mund të jetë shpjegimi pse ka kaq shumë thashetheme për njerëzit e famshëm që kanë binjakë.

Natyrisht, një përputhje e plotë mund të ndodhë vetëm një në një miliard raste por ende ka një shans.

Kjo është arsyeja pse, teorikisht, nga 7 miliardë njerëz mund të ketë një person, ADN-ja e të cilit përputhet me tuajat në një masë mjaft të madhe.

Një teori tjetër është se ju dhe “binjaku” juaj mund të jeni kushërinj shumë të largët dhe për këtë arsye ka tipare që janë trashëguar ndër vite./CNA





Lajmet e fundit nga