web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia zbulon shoferin që për 40 vjet ngiste makinën pa patentë

20 Shkurt 2018, 18:36, Kosova & Bota CNA

Ndërsa po merrnin pjesë në një aksion për të ndihmuar dikë që kishte pësuar aksident punonjësit e policisë zbuluan se automobilisti kishte drejtuar makinën pa patentë shoferi për 40 vjet me radhë.
Xhandarët e brigadës së Lassay-les-Châteaux, Mayenne në Francë, ndërhyne në një aksident trafiku që përfshin një makinë të vetme. Ata zbulojnë një makinë të ngujuar në hendek në hyrje të komunës së Pas, në rrugën e departamentit 167.
Në makinë ishte një burrë rëth të gjashtëdhjetave,  i cili kishte vetëm plagë sipërfaqësore në fytyrë. Xhandarët zbuluan më pas se shoferi po voziste nën ndikimin e alkoolit: testi zbulon më shumë se dy gram për litër gjaku, katër herë mbi kufirin e lejuar.
Por xhandarët do të shkojnë nga befasia në befasi. Ata raportojnë shpejt disa vepra të tilla si mos transferimi i regjistrimit, mungesa e sigurimit dhe, më e rëndësishmja, mungesa e patentës së shoferit.
Pas kontrollit me prefekturën e Mayenne, duket se shoferi në të vërtetë nuk e ka kaluar kurrë patentën e tij të shoferit dhe ka vozitur pa autorizim për dyzet vjet.





Lajmet e fundit nga