web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetingu në polici/ Doshi thirrje palëve politike për dakordësim

19 Shkurt 2018, 15:45, Politikë CNA

Pavarësisht debateve të opozitës dhe kundërshtive të saj, sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve u miratua në parim projektligji për veting në policinë e shtetit, ndërsa kujtojmë se më parë ai ishte miratuar në parim edhe nga komisioni i sigurisë.

Pr/ligji u miratua me konsensus nga mazhoranca dhe opozita.

Deputeti i Partisë Social Demokrate në qarkun e Shkodrës Tom Doshi, i cili në legjislaturën e fundit ka dhënë votat e tij pro qeverisë, është shprehur se ligji për policinë e shtetit duhet bërë me dakordësinë e të gjitha palëve politike, për të pasur një rezultat sa më fiktiv.

?Dëshira ime si deputet do ishte që ligji për policinë e shtetit të merrte 140 vota, siç kemi dhënë për reformën kushtetuese. E drejta e opozitës është të bëjë propozimet e  veta, jo në komision të ligjeve, por në Parlament. Nuk është nami që të enjten të mos futet në votim. Unë e mbështes opozitën që komisioni, të përbëhet jo nga njerëz të ermëruar, pasi të bëhet një vetting dhe asnjë deputet të mos ketë në shpirtin e tij që s?jam dakord, sepse çdo deputet përfaqëson 10 mijë zgjedhës. I sugjeroj Alibeajt edhe Nasipit që tua sugjerojnë kryetarëve të partive të tyre. I bëj thirrje qeverisë që mos të paragjykohet edhe në këtë komision besoj se biem dakord, ky ligj s?mund të bëhet për policinë brenda 1 apo dy vjetësh. Ky ligj do meket, ky ligj do meket edhe për ty nesër që si opozitë që pretendon të vish në pushtet. Prandaj duhet bërë me dakordisënë e të gjithëve?, u shpreh Tom Doshi. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga