web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri-Kosovë me një President?/ Zbardhet skenari i Ramës

19 Shkurt 2018, 14:13, Politikë CNA

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Parlamentin e Kosovës se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe mbase edhe një president mbarëkombëtar, ka sjellë reagime të shumta.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shkruan se ?kryeministri këput njerën idiotësi pas tjetrës, që publiku të heqë vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare.

Gjithashtu Vasili shkruan se BE në Bruksel reagoi për idiotësinë e kryeministrit për “presidentin kooperativist të shumë shteteve”, ndonëse në fakt është kohë e humbur të merresh me të.

?Shqiperia digjet kryeministri krihet.

Shqiperia eshte mberthyer ne daren e papunesise,varferise dhe pasigurise publike te rende ku cdo dite ndodhin vrasje e grabitje.
Kryeministri keput njeren idiotesi pas tjetres, qe publiku te heqe vemendjen nga plaget e thella te shoqerise shqiptare.
BE ne Bruksel reagoi per idiotesine e kryeministrit per “presidentin kooperativist te shume shteteve”,ndonese ne fakt eshte kohe e humbur te merresh me të.
Çudia e madhe kjo BE ne Tirane. Ndersa flet edhe ne mes te nates per pune qe nuk i perkasin fare hesht e ben piknik kur duhet te flase.?- shkruan Vasili në postimin e tij.
Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten….se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe….”- shkruan Vasili në postimin e tij.





Lajmet e fundit nga