web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria në prag të stacionit te radhës në rrugëtimin drejt BE

19 Shkurt 2018, 14:24, Politikë CNA

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë e Fondacionit Illyricum Sacrum me temë: ?Gjergj Kastrioti në ekonominë shqiptare? të përqendruar sidomos te marketimi i simbolit të Skënderbeut në ekonominë shqiptare.

Në këtë takim ishin të pranishëm albanologë, historianë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile e të medias dhe sipërmarrës nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, të cilët kishin ekspozuar edhe prodhimet e tyre.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh:

?Në këtë vit jubile të kremtimit të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kemi nevojë jo vetëm të përkutojmë dhe vlerësojmë veprën, jetën dhe kontributin e pashlyeshëm historik të kësaj figure emblamatike të kombit tonë, por ndër të tjera të reflektojmë me vetëdijen tonë kombëtare se si këto vlera dhe trashëgimi historike të mishërohën dhe të përjetësohen edhe në promovimin e ekonomisë sonë dhe potencialin eksportues të produkteve autoktone shqiptare.

Dua të përgëzoj në mënyrë të veçantë organizatorët e këtij aktiviteti kaq të veçantë, fondacionin ?Illyricum Sacrum?, i cili ka dhënë një kontribut të spikatur në promovimin e vlerave të identitetit shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare, por edhe për faktin e thjeshtë që ne sot kemi hyrë në një ambient, në një sallë kaq simpatike që sot është pagëzuar me emrin ?Gjergj Kastriot Skënderbeu?.

Duke ardhur në aktivitetin e sotëm, mu rizgjua në memorien time, ballina e kopertinës së të famshmes britanike ?The Economist?, përpara dy vitesh, ku ishte foto e ?Mark Zuckerberg?, në kryeartikullin me titull ?Ambiciet Perandorake, ku ndër të tjera citohej se Facebook i ?Perandorit Zuckerbeg? brenda një dekade u kthye në një perandori gjigande, më një vlerë pasurore të jashtëzakonshme në treg, si dhe me një ?popullsi-përdoruesish? prej 1.6 miliard njerëzish në të gjithë botën.

Kjo është në fakt fuqia e globalizimit që po përjetojmë sot, ku ?perandoritë ekonomike? nuk themelohen më mbi koncepte dhe entitete territoriale dhe as si rezultat thjesht i luftrave të përgjakshme mes shteteve, por mbi idetë inovatore të biznesit të inspiruar nga ?heronjtë modernë të tregut global?.

Pavarësisht se globalizimi ka zbehur rëndësinë e kufijve gjeografik dhe politikë sikurse ka rrëzuar edhe barrierat kulturore mes vendeve dhe popujve, bashkimi ekonomik që ai krijon nuk përbën kërcënim për ekzistencën e identiteve dhe simbolikave kombëtare apo për promovimin e produkteve me ?marketing identitar?.

Përkundrazi, unë besoj se proceset integruese të globalizimit dhe identitetet kombëtare, si simbolikë Ekonomike, mund të bashkëjetojnë në realitetin e tregut global dhe si të tillë nuk janë mohim i njëri-tjetrit. Gjithsesi, integrimi i tregjeve rajonale dhe globale mund të përkthehet në kërcënim ose oportunitet në varësi të aftësive konkurruese të ekonomisë dhe produkteve tona.

Historia e ekonomisë botërore na ka dhënë shembuj pafund suksesi të ?patentimit?, të ?komercializimit? dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve ekonomike përmes përdorimit të emrave dhe simbolikave të figurave historike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Figura e Aleksandrit të Madh është etiketuar si ?markë? në produkte verash ashtu sikurse edhe heroi kombëtar i Italisë, Garibaldi ka frymëzuar dhjetëra prodhime verash të njohura në të gjithë botën.

Gjithashtu, babai themelues i SH.B.A-së, George Washington, njihet ndër të tjera edhe për uskin e famshëm me emrin e tij ashtu si dhe në rastin e Churchillit.

Në këtë drejtim, edhe ne nuk kemi mbetur prapa me simbolikën e emrit të heroit tonë kombëtar, në krijimin e konjakut të famshëm ?Skërnderbeu?, i cili tashmë është shumë i pëlqyer edhe në tregjet ndërkombëtare dhe është pikërisht ky konjak që shërben shpesh si një suvenir i vyer dhe i kërkuar dhe nga turistët e huaj, të cilët e marrin me vete si një kujtim të veçantë kur largohen nga Shqipëria.

Historia e suksesit të konjakut ?Skënderbeu?, duhet të na frymëzojë për krijimin e produkteve të tjera origjinale me të njëjtin ?brandim – Made in Albania? që mund të tregëtohen ndërkombëtarisht duke shfrytëzuar emrin e përbotshëm, figurën dhe simbolikën e Skënderbeut tonë – historia e të cilit nuk njeh kufi.





Lajmet e fundit nga