web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taulant Balla deklaratë para gazetarëve: Prokuroria të hetojë dosjen voluminoze

15 Shkurt 2018, 15:19, Kronika CNA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka dhënë një deklaratë, pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku ka dhënë dëshminë e tij, pas padisë së bërë nga Shkëlzen Berisham që e akuzon për “Shpifje”.

Në daljen nga gjykata, Balla u shpreh, “Nuk dua të bëj sot asnjë koment për dosjen CEZ dhe komisionin të cilin jam krenar që kam qenë drejtues i tij.”

Më tej ai i ka bërë thirrje Prokurorisë, “ta hetojë këtë dosje me seriozitetin më të madh. Të përdoren të gjithë mekanizmat ligjor që ky person të gjendet, Nue Nik Kalaj.”

Sipas Ballës, nga afera CEZ i janë shkaktuar 414 milionë euro dëm shqiptarëve nga privatizimi që për kreun e grupit të PS është më i dështuari, dhe dosja është me më shumë se 4000 faqe.

Ai tha se Shkëlzen Berisha ka një pasuri marramendëse, ndonëse nuk ka firmosur në asnjë vend pune, por i ka deklaruar si pjesë nga komisione transaksionesh. /CNA.al





Lajmet e fundit nga