web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interpelanca për inceneratorët/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Ne po bëjmë atë që ju thatë më fjalë

15 Shkurt 2018, 09:33, Aktualitet CNA

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, kërkuar nga PD për inceneratorët.

Në fjalën e tij, Gjiknuri u shpreh se landfilli ishte një projekt i dështuar dhe për këtë kaluan të inceneratorët.

?Përderisa janë hequr në BE, edhe në Shqipëri landfillet kanë dështuar. Edhe qeveria Berisha e ka përgatitur dhe ne kemi vazhduar një nga format e tij, por kjo rezultoi një praktikë e dështuar?- tha ministri Gjiknuri.

?Djegia e mbetjeve, alternativa me e mire. Incenerimi është një formë më moderne për mbetjet dhe përdoret si praktikë në vendet e zhvilluara. Është një nga varrezat më të pastra, dhe është teknologji e pranueshme. Strategjia e mbetjeve 2011 parashikon që baza e kësaj strategjia do të jetë mbledhja e mbetjeve. Landfillet janë formë primitive e trajtimit të mbetjeve? tha Gjiknuri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga