web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari zbulon dy antarët e KLGJ-KLP/ Kanë qenë hetues që shkulnin thonjtë me pinca

15 Shkurt 2018, 21:06, Aktualitet CNA

Dy prej anëtarëve të përzgjedhur për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP) dhe  Këshllit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) kanë qenë hetues në kohën e komunizmit. Madje jo hetues të zakonshëm, që kryenin me korrektësi ligjin, por të tillë që i tejkalonin kufijtë e tij deri në përdorimin e torturave antinjerëzore.

U shkulnin thonjtë me pinca të hetuarve për të arritur ti detyronin të pranonin faje që nuk i kishin kryer…

Deklarimi ka ardhur nga gazetari Basir Çollaku, i qenë prezent në emisionin “360 gradë” , ku temë diskutimi është: “Drejtësia e re, e Ramës apo e vetttingut”.

Ndërsa diskutohej rreth cilësisë së personave të përzgjedhur në dy strukturat e reja, KLGJ-KLP, gazetari Çollaku ka kundërshtuar se ndër to janë të gjithë të pastër dhe pa mëkate në të shkuarën.

Nuk ka Shqipëria 20 juristë dhe juriste që kanë mbaruar shkëlqyeshëm dhe që nuk kanë lidhje as me komunizmin.

Dy persona që janë përzgjedhur kanë qenë hetues në komunizëm dhe në ’62-n kanë dënuar xhaxhain tim. Këta që shkulnin thonjtë me pinca në ’62-n do të na japin drejtësi në 2018-n?

Çdo parti që i çojnë aty dhe japin urdhrat, i zbatojnë. Ndërkombëtarët i kanë thënë se këta hetues nuk bëjnë dhe mazhorancës i bëjnë.

Ky draft ka dalë nga ambasada amerikane me vulën e Sorosit. Ka paguar 500 mijë euro. Është krijuar ideja që kryeprokurorja ka ardhur me mbështetjen amerikane. Gjëja e parë që bëri ishte shkërmoqja e dosjes më të nxehtë të mazhorancës”, ka thenë Çollaku./CNA.al





Lajmet e fundit nga