web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri i Malit të Zi vizitë dy ditore në Kosovë/ Kufiri në krye të axhendës së diskutimeve

14 Shkurt 2018, 16:29, Kosova & Bota CNA

Rendësia e vizitës së kryeministrit malazes lidhet me faktin se ajo vjen ndërsa përcaktimi i kufirit të Kosovës me Malin e Zi është një çështje e rendësishme e shtruar për zgjidhje, në mënyrë që ti hap rrugë liberalizimit të vizave të kosovarëve.

Kjo do të jetë edhe çështja kryesore në axhendën e takimev të Kryeministrit malazes me hmologët e tij, ndërkohë që nuk pritet t’i jepet një zgjidhje për arsye se Mali i Zi e quan një çështje të mbyllur kufirin me Kosovën. ?Të paktën kjo është pritshmëria e politikanëve kosovarë?, raportojnë mediat e Kosovës, sipas të cilave:

Kryeministrin e Malit të Zi, ka dal ta pres në aeroport zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili, ka nisur një iniciativë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së kufirit.

Vizita e kryeministrit Dushko Markovië në Kosovë do të vijojë dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.

Përveç takimeve me zyrtarë të lartë, dy kryeministrat, Haradinaj-Markoviç do të realizojnë një konferencë të përbashkët mediatike.

Sikurse ishte paralajmëruar kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, duke realizuar kështu vizitën në shtetin fqinjë që dështoi të realizohej më 6 shkurt 2018, sikurse u tha zyrtarisht nga pala malazese?për arsye të motit të keq?.

/CNA.al





Lajmet e fundit nga