web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U nxjerr bojën VIP-ave rrëfehet i riu që administron faqen “Vipat e Bllokut”:Ja si luten personazhet e ekranit për famë

11 Shkurt 2018, 08:47, Lifestyle CNA

Rreth një vit më parë mori një vëmendje të madhe një faqe e hapur në Instagram, me emrin ?Vipat e Bllokut?.

Prej fillimit, qëllimi ishte publikimi i fotove të personazheve të njohur të cilët kanë bërë operacione plastike dhe nuk i pranojnë, duke sjellë edhe foto para ndërhyrjeve, si dhe publikimi i fotove të atyre VIP-ave të cilët përdorin fotoshop.

Të shumtë kanë qenë personazhet që janë bërë pjesë e kësaj faqeje, e ndërsa kurioziteti për të mësuar se kush fshihet pas ?Vipave të Bllokut? ka qenë po kaq me interes për fansat e shumtë, të cilët sot shkojnë më shumë se 165 mijë.

Në një intervistë për ?Një kat më lart?, për herë të parë një djalë i ri me emrin Stiljano, ka pranuar të shfaqet me zë e figurë, duke dëshmuar se është ai dhe një miku i tij që administrojnë faqen që ?u nxinë? jetën personazheve të njohur.

Ai është shprehur se në fillim kanë qenë të shumë ata që i kanë kërcënuar apo i kanë bllokuar pas postimeve, mirëpo sot duket se janë ?miqësuar? e madje kërkojnë edhe vetë që ata tu postojnë foto apo  video, pasi kështu ata fitojnë më shumë ndjekës dhe popullaritet./CNA





Lajmet e fundit nga