Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Partia Demokratike e Vlorës, ka finalizuar dje një akt inkuzicioni ndaj demokratëve dhe strukturave drejtuese të saj, duke përjashtuar disa drejtues, me urdhër të Lulzim Bashës.
Në një mbledhje të drejtuar nga deputetja e rastësishme e Vlorës, Nadire Meçorapaj, në praninë e kreut të degës, Gramoz Nazëraj, janë përjashtuar nga kryesia Dritan Kokoshi, Asqeri Bulla dhe Mirela Agai.
Burime të CNA.al, thanë se Mirela Agaj, nuk është thirrur në mbledhje por as nuk ka refuzuar të bëjë ndonjë detyrë, por e gjitha kjo vjen si shkak i qëndrimeve të saj kritike lidhur me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Agaj qëndrimet e saj kritike ndaj Bashës i ka postuar në rrjetet sociale. Të njëjtat burime thanë se, shkarkimi i Agajt, nuk është hedhur në votim, por është vendosur nga deputetja e PD dhe një anëtar i Kryesisë.
Asqeri Bulla, i cili është përjashtuar për blerje votash në favor të LSI-së, nuk ka qenë aspak në Shqipëri por në Itali për hallet e tij.
I gjithë ky reagim dhe nervozizëm i Lulzim Bashës dhe deputetëve të Vlorës, ndaj Kryesisë, departamenteve dhe strukturave të PD në Vlorë, vjen sepse ata i përkasin asaj palce të PD-së, që thotë të vërtetën, që shikon realitetin në sy dhe ndjen dhimbje për tradhtinë që iu është bërë demokratëve dhe paaftësinë në drejtimin e tyre. Për më tepër, mbledhja e djeshme nuk kishte as kuorum, dhe të pranishëm ishin rreth 14 veta, për shkak të zhgënjimit, mosbesimit dhe klimës së pesimizmit apo mungesës së shpresës që vjen nga qëndrimi i Lulzim Bashës ndaj deputetëve të Vlorës.
Ky është akti i fundit, sepse talljen dhe fyerjen me ta e nisi kur çonte Enkelejd Alibeaj, Arben Ristanin në degën e Vlorës, që këtë degë, simbol të qëndresës e ktheu në interesa korruptive personale.
Deputetët e Vlorës reagojnë ashpër sepse Kryesia, departamentet dhe strukturat e PD-së, nuk i pranojnë ata si përfaqësues të tyre, sepse ata nuk pranojnë drejtimin e PD-së nga Basha dhe shitjen e përsëritur të sakrificave të tyre, prej tij. Pallati që u pagua 16 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, së pari paguhet nga demokratët e Vlorës të cilët u ndëshkuan disa herë, duke e quajtur atë ndërtim edhe si monstër betoni, për interesa të Lulzim Bashës të lidhura me klane korruptive të Partisë Socialiste që kanë drejtuar Vlorën.
Më tej dikush duhet t’i përgjigjet Mirela Agajt, drejtuese departamenti në PD-në e Vlorës, automatikisht anëtare e Kryesisë së Degës, e cila është një militante demokrate e pushuar nga puna prej Edi Ramës dhe bandës së Rilindjes, tani “pushkatohet” nga Lulzim Basha. Në ambiente konfidenciale ajo shprehet se do t’i bëja një pyetje Sali Berishës: “Unë kujt i përkas doktor, pasi Rama na nxori në rrugë të madhe duke na pushuar nga puna për hakmarrje politike, Lulzim Basha pa pasur asnjë pushtet po na persekuton?”.
Këto pyetje i bëjnë me qindra demokratë në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Elbasan Korçë e Gjirokastër. Ndoshta më shumë zëri ndihet në Vlorë, aty ku Lulzim Basha iu paraqiti demokratëve një listë korruptive dhe klienteliste të familjes së tij. Rezultati ishte katastrofë, Basha e ka parë dhe e ka lexuar, por nuk ka dashur kurrë ta kuptojë, ai vazhdon të thellojë përplasjet dhe çarjen e PD-në në rrethe.
Në Vlorë i ka vënë zjarrin, në Elbasan gjithashtu, në Korçë është shkërmoqur, në Korçë e ka shpartalluar, në Tiranë ekziston për inerci. Ndoshta për Lulin vlejnë më shumë biznesmenët dhe interesat korruptive të familjarëve të tij, askush nuk do t’ia dijë për sakrificat, kontributet, dhe gjakun e demokratëve vlonjatë, i tradhtoi më 18 maj, i shiti më 25 qershor dhe tani dhimbjet dhe vuajtjet e tyre i përktheu në 16 milionë euro, pasi u rrëmbeu dhe u dhunoi detin vlonjatëve në pazar me klanet korruptive socialiste, dhe i shpërblyer nga Edi Rama për të shitur PD-në. /CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Gramoz Nazëraj ka ...
Gjykata administrative, e ndërtuar për të zgjidhur në kohë ...
Vonesat që shkaktohen nga shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat...
Policia e Shijakut ka arritur të vërë në pranga një 28-vjeça...
Ura e Kordhocës, e ndërtuar rreth vitit 1820, në fillesat e ...
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 4 ish-zyrta...
Tirana, pa frikë mund të konsiderohet si një nga qytetet e v...
Pasi ministri Bushati e menderosi në Kretë e në Korçë kufiri...
United do të bëj çmos sot të fitojë 3 pikët nga sfida kundër...
Sanremo ka qenë një mit për Shqipërinë e para vitit 1990. Is...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të...
Një jurist që ka përfunduar gjimnazin dhe universitetin me r...
I prononcuar nëpërmjet një postim në faqen e vet të rrjetit...
Etilda Gjonaj, e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë n...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar të zbatohet me ...
NGA ROLAND QAFOKUEsad Pashë Toptani është i vetmi kryeminist...
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete...
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Kon...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Mundohuni te shmangni me çdo kusht konfliktet ne çift gjate ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...