Korrupsioni në Gjykatën Administrative/ Bizneset rrezikojnë falimentin
Vonesat që shkaktohen nga shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat...
Gjykata administrative, e ndërtuar për të zgjidhur në kohë të shpejtë konfliktet mes shtetit dhe biznesit është thuajse e paralizuar.
E paralizuar jo vetëm nga numri i lartë i çështjeve, por edhe nga korrupsioni apo përdorimi i standarteve të dyfishta nga gjyqtarët.
Në fakt, Gjykatat Administrative kanë si qëllim kryesor të mbrojnë komunitetin e biznesit nga arbitrariteti i shtetit dhe institucioneve publike.
Por, në vendin tonë Gjykatat Administrative sikur janë krijuar për të bërë të kundërtën, për të goditur biznesin dhe për t?iu nënshtruar politikës.
Duke dështuar, kështu në zgjidhjen e kontesteve të biznesit, për të marrë drejtësi në kohë reale.
Sipas Këshillit të Investimeve, shqyrtimi i një dosje parashikohet të kryhet kryesisht për dy muaj, por të dhënat tregojnë se afatet shkojnë deri në 6 muaj.
Ndërsa ka edhe nga ato raste kur shqyrtimi arrin edhe me një vit.
Këshilli i Investimeve ka përpiluar raportin në bazë të çështjeve që janë shqyrtuar apo që kanë mbetur ende pa u shqyrtuar, përgjatë viteve 2014-2015-2016.
12 mijë çështje të bllokuara janë konstatuar në Gjykatën e Apelit Administrativ. Kjo shifër fakton se ky institucion nuk po e bën realitet qëllimin për të cilin është krijuar.
Sipas raportit, të Këshillit të Investimeve, për shkak të numrit të lartë të çështjeve dhe mungesës së burimeve njerëzore, Gjykata Administrative e apelit nuk arrin të shqyrtojë brenda afateve ligjore konfliktet që presin zgjidhje.
Në shumë raste kompanive shqiptare, madje u refuzohet aksesi në drejtësi, siç është rasti i apelimeve për vendimet e Komisionit të Apelit në Drejtorinë e Tatimeve apo atij të Doganave.
Sipas raportit, për të parën biznesit i janë pranuar vetëm 2 për qind e apelimeve ndërsa për atë të doganave vetëm 4 për qind.
Por vonesat në gjykim nuk janë problemi i vetëm me të cilin përballen bizneset në këtë gjykatë. Raporti i Këshillit të Investimeve, thekson se e vënë nën presion nga numri i lartë i çështjeve, për të kapur afatet ligjore, shpesh gjykata merr vendime me një cilësi të dyshimtë.
Sipas Këshillit të Investimeve, kjo përforcohet edhe nga një tregues tjetër, që është vendimmarrja e dukshme në favor të shtetit.
Natyra e çështjeve që trajtohen kryesisht për biznesin kanë të bëjnë me shfuqizime dhe ndryshime të akteve administrative./CNA.al
Vonesat që shkaktohen nga shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat...
Policia e Shijakut ka arritur të vërë në pranga një 28-vjeça...
Ura e Kordhocës, e ndërtuar rreth vitit 1820, në fillesat e ...
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 4 ish-zyrta...
Tirana, pa frikë mund të konsiderohet si një nga qytetet e v...
Pasi ministri Bushati e menderosi në Kretë e në Korçë kufiri...
United do të bëj çmos sot të fitojë 3 pikët nga sfida kundër...
Sanremo ka qenë një mit për Shqipërinë e para vitit 1990. Is...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të...
Një jurist që ka përfunduar gjimnazin dhe universitetin me r...
I prononcuar nëpërmjet një postim në faqen e vet të rrjetit...
Etilda Gjonaj, e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë n...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar të zbatohet me ...
NGA ROLAND QAFOKUEsad Pashë Toptani është i vetmi kryeminist...
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete...
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Kon...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Mundohuni te shmangni me çdo kusht konfliktet ne çift gjate ...
Dy shtetas francezë, vullnetarë në Qendrën për Dialog Ndërku...
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thotë se kj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...