Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pas kontrollit të kryer në në ndërmarrjen?Ujësjellës Kanalizime Shkodër? SHA. mbi auditimin e ligjshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën nga data 01.07.2015 deri më datën 30.06.2017, Kontrolli Lartë i Shtetit, KLSH, kërkon me vendimin e datës 27.12.2017 largimin nga detyra të administratorin e Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Mark Molla për një sërë shkeljesh që KLSH ka evidentuar në këtë ndërmarrje.
?Nga auditimi i ushtruar në ?Ujësjellës Kanalizime Shkodër? SHA. rezultoi që ka devijime nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi. Anomalitë e konstatuara në pasqyrat financiare janë të përhapura e materiale. Problematikat thelbësore qëndrojnë në: Riorganizimi i shoqërisë nuk është kryer sipas ndarjes së re administrativo-territoriale, niveli i humbjeve në prodhim dhe sasia e ujit të pa arkëtuar nga faturimi është i lartë, nuk janë zbatuar aktet ligjore e nënligjore të përcaktuara për këtë proces.?, shkruan ndër të tjera KLSH në raport.
Sipas raportit të KLSH-së, masa disiplinore për administrator Mollën kërkohet për motivacionet e mëposhtme: ?-Për mos përfundimin e procesit të bashkimit me ish-?Ujësjellësin Fshat? SHA. në kundërshtim me Ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008?Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare?, Ligjin nr. 115/2014 ?Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë?, VKM nr. 510, datë 10.6.2015 ?Për miratimin e procedurave për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktivet të trupëzuara dhe të pa trupëzuara, të arkivave dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrativo-territorial?, VKM nr. 63, datë 27.1.2016 ?Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë ë pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura?
-Për moszbatimin e shkronjën ?b? të nenit 1 të ligjit nr. 7598, datë 01.09.1992 ?Për krijimin e fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë? dhe VKM nr. 392, datë 12.08.1999 ?Për administrimin e fondit të veçantë monetar, të krijuar sipas ligjit nr. 7598, datë 01.09.1992 ?Për krijimin e fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë? për të arkëtuar për llogari të Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë shumën 1 % të fondit të pagave për vitin 2015-2017 në vlerë totale 3,907,442 lekë. -Për shpërndarje bonusi (shpërblimi) në vlerën 1,460,000 lekë pa u mbyllur viti ushtrimor 2016 në kundërshtim me Kodin e Punës, Nenin 114. -Për mosveprimet dhe mos likuidimet e detyrimeve dhe kamatëvonesave për 17 kontrata të ish-?Ujësjellësit Fshat? SHA., për të cilat detyrimi deri në 31.03.2017 është në shumën 24,822,015 lekë dhe kamatëvonesat janë në shumën 9,154,972 lekë. 21
-Për menaxhim të keq financiar dhe mosveprim në lidhje me procedurën e transferimit të punonjësve në bazë të VKM nr. 63 datë 27.01.2016. -Për nxjerrjen e urdhrit të kryerjes së procedurës së prokurimit me vlerë të vogël nr. 33 nr. 72 prot., datë 21.12.2016 për shërbimin ?Vlerësim i aktiveve të identifikuara për nxjerrje jashtë përdorimi?, procedurë e cila nuk mund të prokurohet në kundërshtim me Udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011 ?Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik?.
-Për mos ndarje të detyrave të zyrtarëve/nëpunësve të përfshirë në hartimin e dokumenteve të tenderit dhe të zyrtarëve të përfshirë në vlerësimin dhe përzgjedhjen e fituesit, për dy procedura prokurimi ?Shërbimi i ruajtjes së objekteve me roje private ? datë 20.07.2016 dhe ?Shërbim Roje Private?,[për 2 objekte të Njësisë Administrative Velipojë-Stacioni i Ujësjellësit dhe Impianti i Ujërave të Zeza] datë 23.12.2016, veprime këto në kundërshtim me nenin 56 (paragrafi i parë) të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ?Për miratimin e rregullave të prokurimit publik?, i ndryshuar.
-Për lidhjen e shtesës së kontratës me objekt ?Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike të 3 (tre) objekteve dhe personelit të ?Ujësjellës Kanalizime Shkodër? SHA., sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare gjatë transportit? datë 18.05.2016, pa realizuar procedurën e prokurimit ?Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit? në kundërshtim me pikën 5/a të nenit 33 të LPP dhe nenit 36 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ?Për miratimin e rregullave të prokurimit publik?, i ndryshuar.
-Për realizimin e procedurës së prokurimit ?Marrje me qira 3 automjete për një afat 5 vjeçar?, datë 04.11.2016, në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ?Për miratimin e rregullave të prokurimit publik?, i ndryshuar, neni 76 ?Kohëzgjatja e kontratës?. (Trajtuar më hollësisht në pikën 4 faqe 36-43, pikën 5 faqe 43-49, pikën 6 faqe 49-54, pikën 8 faqe 60-62, pikën 9.6 datë 79-81, pikën 9.7 faqe 81-83, pikën 9.8 faqe 83-86, pikën 9.9 faqe 86-88)?, numëron shkeljet KLSH. KLSH thotë në raportin e saj se Molla i ka shkaktuar miliona lekë dëm buxhetit të shtetit.
KLSH nënvizon në raportin e tij se Bashkia Shkodër dhe Këshilli i Administrimit i ?UK Shkodër? SHA të analizojë përgjegjësinë dhe të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore ?Largim nga detyra? për Mark Mollën. Për një sërë shkeljes në Ujësjellësin e Shkodrës, KLSH kërkon dhënien e masave disiplinore edhe për një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të tjerë të kësaj ndërmarrje. /ShkodraNews
http://www.klsh.org.al/web/195_vendim_per_web_uk_sha_shkoder_date_27_12_2017_1_3796.pdf
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili me anë të ...
Dy të arrestuarve, nën akuzën e vjedhjes së kryer duke shpër...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një sërë akuzash kun...
Rasheli është një personazh shumë i përfolur, që pas daljev...
Ledri Vula është padyshim një nga rreperat më të admiruar ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëtuar dr...
Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, kryetari i De...
Partia “Sfida për Shqipërinë” e njohur ndryshe si partia e G...
Gjatë qëndrimit të tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit...
Me ardhjen e presidentit Trump, nis një erë e re, jo vetëm ...
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka bërë publike një video mesazh ...
Kuvendi hap konkursin për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Sip...
Ish zv/minstri i Ekonomisë dhe njëherazi sekretari organizat...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka dalë në nj...
Kryetari i LDE Arian Galdini ka leshuar nje deklarate per sh...
Komisioni i Sigurisë miratoi ndryshimet ligjore në ligjin pë...
Kryeministri dje foli nga fshaterat e ish Komunes Zharrezes ...
Ngushellimet me te sinqerta per viktimat e termetit ne Qende...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për fav...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi emërimin e anëtarëve ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...