web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Universiteti privat i mbyllur nga qeveria, në pronësi të një kompanie sigurimesh

7 Shkurt 2018, 17:32, Aktualitet CNA

Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh, nga të cilat ishte dhe ai për mbylljen e një universiteti privat.

Ka qenë vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ajo që ka kërkuar mbylljen e Shkollës së Lartë Universitare, “Justicia”, në kryeqytet.

Nga një investigim i shpejt në internet, CNA (CityNews Albania) mësoi se ky institucion privat i arsimit, është në pronësi të 3 ortakëve, ndër të cilët është edhe kompania e sigurimeve, “SIGAL UNIQA Gruop AUSTRIA”.

Kjo kompani sigurimesh, zotëron 25% të aksioneve, me një vlerë monetare prej 2.025.000,00 lekë.

 





Lajmet e fundit nga