web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Integrimi në BE/ Knut Fleckenstein tregon problemin e Shqipërisë

7 Shkurt 2018, 20:00, Aktualitet CNA

Një ditë pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, në një intervistë të dhënë për ?Gazetën Shqiptare?, ka thënë se Shqipëria ka bërë hapa para sa i përket Integrimit Europian dhe kjo gjë mund të kurorëzohet më hapjen negociatave këtë vit.

Teksa ka folur për sfera të ndryshme të jetës politike shqiptare dhe se si ndikojnë ato në Integrimin e Shqipërisë në BE, ka treguar dhe problemin më madhor të që ka vendi ynë.

Fleckenstein pohon se problem më madhor i yni është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

Pjesë nga intervista:

Kush është problemi më i madh për Shqipërinë, i cili e pengon bashkimin me shtetet e tjera te evropiane?

Besoj se problemi më i madh në Shqipëri, por dhe në shumë vende në rajon, është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit. Këta janë faktorë të cilët mund të kërcënojnë çeljen e negociatave.

Nëse e krahasojmë atë me vendet e tjera të rajonit, ku do të renditet Shqipëria për fazën e hapjes së negociatave?

Dy vende të rajonit janë shumë afër hapjes së negociatave, por nuk mund të them se ku do të renditej Shqipëria pasi gjithçka varet se si një vend implementon reformat, duke hedhur hapa të mëdha për në BE. Pra, çdo gjë mund të ndryshojë qoftë dhe për një kohë të shkurtër. /CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga