Denoncimi/ Veliaj po dëbon kioskat e qytetarëve për të vënë të vetat
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, partia ZGJIDHJA, e...
Të gjithë figurat kryesore të LSI-së janë hedhur në një sulm frontal për ta paraqitur si politik arrestimin e një drejtori të rrugëve që ishte pjesë e kësaj partie. Po të lundrosh në rrjetet sociale, që prej fundjavës së shkuar e deri më sot, do të bombardohesh nga statuset e deputetëve që e konsiderojnë arrestimin politik, të urdhëruar nga Edi Rama, e madje, madje, nuk ngurojnë të kërcënojnë as prokurorët që po i hidhnin këto hapa.
Natyrisht, që të kesh dyshime për mënyrën se si po degradon drejtësia nën trysninë manipulative të Edi Ramës dhe nën bashkafajësinë symbyllur të diplomatëve të huaj, nuk është ndonjë mëkat. Metodat e përdoruara nga shumica për kapjen e paligjshme të Prokurores së Përkohshme dhe zinxhiri i skandaleve që po i lënë vend njëri ? tjetrit për të zeruar dosjen Tahiri ? Habilaj, kanë ngritur kohët e fundit shumë pikëpyetje. Ato gjithnjë e më tepër po shtojnë shqetësimin se ?reforma në drejtësi? ishte një proces që në vend të na vinte vetullat na nxori edhe sytë. Se ajo që u paraqit si hapi i madh për shkëputjen e prokurorisë dhe gjyqësorit nga duart e politikës, po degradon në kthimin e tyre në vitet 90, kur ato përdoreshin si armë në luftën brenda llojit.
Por, pavarësisht këtyre frikërave për përdorimin nga Edi Rama të një kundërpushteti që supozohet ta kontrollojë atë vetë, në fushatën e fundit të LSI-së vërehet një mungesë e theksuar koherence. Në deklaratat e saj atakohet direkt Prokuroria e Krimeve të Rënda, si e kapur nga kryeministri. Dhe ky qëndrim ka shpërthyer vetëm pas arrestimeve të fundjavës së shkuar.
Deri para tyre, LSI ishte pozicionuar pro kësaj prokurorie dhe kundër Edi Ramës, që nuk i lejoi asaj arrestimin e Tahirit. Po të afrohemi më shumë në kohë, partia e Monika Kryemadhit e shndërroi me të drejtë në problem kombëtar ektradimimin e paligjshëm të financierit të bandës së Habilajve, Nezar Seiti. Vetë kryetrarja e LSI-së kërkoi ?arrestimin? e Ministres së drejtësisë që kishte hedhur firmën për të penguar hetimet.
Pra, nënteksti i gjithë kësaj beteje ishte i qartë. Pushteti donte t?a hiqte qafe Seitin se ai po zbërthehej përpara prokurorëve të krimeve të rënda. Pra se këta të fundit ishin në ?anën e së mirës? dhe Edi Rama, Etilda Gjoni e kompani në ?anën e së keqes? që donin të pengonin hetimin.
Por, pa u zbehur ende ekoja e këtij angazhimi, sapo disa njerëz të saj përfunduan pas hekurave (askush nuk mund të thotë ende me apo pa të drejtë), nga heronj të drejtësisë, prokurorët e krimeve të rënda u pikturuan nga LSI-a si të kapur nga Edi Rama. Krerët e saj nxituan të flasin për arrestime politike, fiks ashtu sikurse kish bërë Edi Rama në rastin Tahiri. Monika Kryemadhi i harroi të gjitha përbetimet që kish bërë në studio televizive, se ajo nuk do ekthente forcën e saj politike në strehë të ish zyrtarëve të dyshuar, pasi ata duhet të mbroheshin vetë.
Eshtë, kjo mungesë e plotë koherence që rrezikon ta shndërrojë në nul opozitarizmin e fortë të LSI. Sepse ajo, jo vetëm shkakton konfuzion te publiku, por dhe e zhvesh aksionin opozitar nga çdo lloj parimësie. Ajo vetëm se shton shijen e keqe që shqiptarët kanë për këtë klasë politike që sillet gjithmonë sipas devizës: ?është e drejtë ajo që më shkon për shtat mua?.
Pikërisht këtë bëri kësaj radhe LSI-a, duke u sjellë njësoj si Edi Rama dhe duke përsëritur gabimin tragjik të të gjitha opozitave tona që mundohen ta luftojnë dëshpërimisht pushtetin me të njëtat armë që përdor ai. /Lapsi.al/
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, partia ZGJIDHJA, e...
Nga ARTUR AJAZIKur ambasadori i SHBA zoti Donald Lu ka fol...
Presidenti Donald Trump nuk ka lejuar nxjerrjen e një dokume...
Komisioneri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Jo...
Gazeta e njohur amerikane “New York Times”, ka sjellë histor...
Bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë ...
Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në spitalin e Kukësit ...
Deputetet e Partisë Demokratike të Qarkut të Tiranës, Oriola...
Mëngjesin e sotëm Lulzim Basha e ka nisur me sulme ndaj Qeve...
Kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit të arrestuarit në k...
Në një koment në rrjetet sociale Majlinda Bregu ka treguar s...
Në një deklaratë për mediet, deputetja e Partisë Demokratike...
Nga konferenca e rektorëve e organizuar nga Kolegji Universi...
OJF-ja Lëviz Albania në bashkëpunim me Fakultetin e shkencav...
Policia italiane ka bërë të munduar arrestimin e dy rreperëv...
Nga Azem Parllaku*“Kanionet e Skraparit nuk preken”-deklaroi...
Projekti i rilindjes urbane në qytetin e Fierit, ka bërë që ...
Kreu i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Va...
Prej 10 ditësh pedagogët e universiteteve publike nuk kanë m...
Ndaj administratës shtetërore po ushtrohet presion në mënyrë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...