web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Shqipëria dhe dy seli të reja diplomatike/Mësoni ku do të hapen

2 Shkurt 2018, 15:52, Aktualitet CNA

Republika e Shqipërisë do të hap edhe dy seli të reja diplomatike njera prej të cilave për herë të parë kurse tjetra do të jetë konsullatë krahas ambasadës që prej dekadash funksionon.

Sikurse kanë bërë të ditur burime nga Ministria për Europën dhe Punët e  Jashtëme dy selitë e reja diplomatike do të çelë brenda 6 muajve të parë të 201. Një nga selitë diplomatike do të jetë konsullata në Guangzhou të Kinës, e cila nis funksionin brenda katër muajve të parë të këtij viti.

Shpenzimet për këtë konsullatë do të mbulohen nga buxheti i Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Kështu veç Ambasadës shqiptare në Pekin, do të ketë edhe një seli konsullore në një tjetër qytet të madh e të rendëishëm të këtij shteti.

Sipas Ministrisë së Jashtme, hapja e kësaj zyre konsullore do të ketë impakt ekonomik sa i përket investimeve të mëdha që mund të realizohen nga investitorë të ndryshëm kinezë pasi Guangzhou ka rendësi të veçantë si qytet industrial dhe i biznesit.

Arsyeja për hapjen e kësaj konsullatë argumentohet me faktin se ka nevoja të shumta për asistencë ndaj tregtarëve shqiptarë që operojnë aty. Po ashtu, kjo zyrë konsullore do të mundësojë lëshimin e vizave dhe shërbime të tjera të natyrës konsullore për shtetasit kinezë.

Po ashtu, në listën e akteve të parashikuara për 4 mujorin e parë të vitit 2018 është edhe hapja e një ambasade në Kamberra, të Australisë.  Hapja e Ambasadës shqiptare atje, sipas Ministrisë së Jashtme,  do të mundësojë një projektim sa më efikas dhe efektiv të Shqipërisë, në funksion të njohjes, promovimit, vizibilitetit dhe publicitetit të imazhit dhe interesave ekonomike dhe tregtare të Shqipërisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga