web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen prapaskenat në emërimin e kreut të SHKBSB/ Ministrja e Ramës zgjedh mes policëve të biznesit të drogës

1 Shkurt 2018, 13:02, Aktualitet CNA

Një raport i përpiluar nga një inspektim në Ministrinë e Drejtësisë ka hedhur dritë mbi prapaskenat në emërimin e kreut të Insitucionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

CNA (CityNews Albania) mëson se Ministrja Etilda Gjonaj hodhi firmën për të emëruar drejtor të institucionit një nga 127 policët e përmendur tek informacioni i fundit i SHISH për përfshirjen e policisë në trafikun e kanabizimin e vendit për momentin.

Në raportin e SHISH për kanabizimin e vendit janë skeduar  dhjetëra emra të drejtuesve të policisë që sipas SHISH janë të implikuar në mbushjen e vendit me kanabis dhe transportin e lëndës narkotike jashtë vendit.

50 raportet raportet të periudhës 3 mars 2016-9 mars 2017, të cilat kanë shkuar edhe në duart e kryeministrit Edi Rama, përmbanin emrat e 127 zyrtarëve të policisë.

Nga raportet e SHISH dalin fakte tronditëse që implikojnë jo vetëm drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Krujë, Kurbin, Pogradec, Maliq etj., por edhe vartësit e tyre në çdo hallkë të policisë.

Mirëpo, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të drejtuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, i ka preferuar të zgjedhë në mesin e 127 policëve, të cilët SHISH i skedoi si të përfshirë në kanabizimin e vendit.

Nuk dihet nëse Gjonaj me kokën e saj apo me urdhër nga dikush tjetër ka shkuar edhe më tej, duke larguar shtatë drejtues burgjesh nga puna dhe duke kërkuar kallëzim penal për ta, pa dhënë asnjë arsye.

Mësohet se ministrja është kundërshtuar nga prokuroria apo edhe nga stafi i MD ?së, për kallëzimin penal ndaj drejtorëve të shkarkuar.

?Vetëm për show televiziv, Gjonaj del një ditë të shtunë në media dhe shkarkon nga detyra 7 drejtorë të burgjeve, për të cilët deklaron se ka bërë kallëzime penale.

Në fakt të hënën pasardhëse mbledh stafin dhe kërkon të inspektohen këta drejtorë dhe ndaj tyre të bëhen kallëzime penale.

Por nga inspektimi nuk konstatohen fakte që këta drejtorë të kenë kryer  vepra penale dhe si rredhojë të kallëzohen penalisht.

Por, Ministrja kishte deklaruar në shtyp, se këta drejtorë ishin ?armiq?, ishte  dhe kallëzimi penal për ta duhej bërë patjetër megjithëse u kundërshtua nga stafi profesionist i MD ashtu si edhe nga organi i prokurorisë?, thuhët në raportin e inspektimit./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga