web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i biznesmenit për skandalin me naftën Virxhin/ Ja çfarë kërkon prokuroria

1 Shkurt 2018, 18:41, Aktualitet CNA

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, për skandalin me naftën virxhin, Ardian Xhillari, është arrestuar në aeroportin e Frankfurtit nga shërbimet e INTERPOL-it gjerman.

Arrestimi i tij, vjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria, pasi Prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit Xhillari për veprën penale ?Fshehja e të ardhurave? të parashikuar nga neni 180/3, dhe dënimin e tij me 7 vite burgim, për veprën penale ?Mospagimi i Taksave? të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vite burgim për ?Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 15vite burgim.

Po ashtu prokuroria kërkoi heqjen e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10 vitesh. /CNA.al





Lajmet e fundit nga