web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodian Tomorri: Ndalni haraçet!

1 Shkurt 2018, 16:49, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka shkruar se çdo taksë që vendoset jashtë dyerve të parlamentit është haraç dhe qytetarët nuk duhet ta paguajnë, pasi sipas tij kjo metodë e vjedhjes së popullit ka kaluar që 3 shekuj më parë.

Tomorri shkruan se çdo shkollë apo institucion që vjedh në këtë mënyrë qytetarin duhet paditur, ndërsa i ka bërë thirrje prindërve të kundërshtojnë pagesat.

Postimi i plotë:

Ndalni haracet
Cdo takse apo pagese qe vendoset jashte Parlamentit eshte e paligjshme dhe antikushtetuese.

Prinderit duhet te kundershtojne pagesat gjoja vullnetare qe i kerkojne shkollat. Cdo shkolle qe e ben duhet paditur. Ata qe jane pergjegjes duhet te merren si te pandehur.

Nepunesit publike duhet te refuzojne ndalesat e rroges per mbjellje pemesh. Cilido zyrtar qe kercenon administraten per kete duhet te vihet nen hetim.

Fuqine per te taksuar e ka vetem sovrani, i cili ja ka mandatuar ate Parlamentit.

Asnje institucion tjeter pervec Parlamentit, nuk ka fuqi ligjore te vendose taksa apo te kerkoje pagesa nga qytetaret.

Kjo eshte vjedhje. As me shume e as me pak, por njesoj si grabitjet me arme ne rruge.

Qeveria duhet te nderhyje. Nese nuk e ben opozita duhet te kerkoje llogari ne Kuvend. Koha e haracit ka ikur 3 shekuj me pare. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga