web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet dokumenti/ Një ministre e Ramës drejt burgut

1 Shkurt 2018, 15:10, Aktualitet CNA

Skandali që ka ndodhur me ekstradimin e Nezar Seitaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Habilajve, është totalisht i kundërligjshëm.

Neni 491 i Kodit të Procedurës Penale, që parashikon kushtet e mospranimit të kërkesës për ekstradim, në pikën ?ç? saktëson se ?Nuk mund të jepet ekstradimi kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit?.

Ndërkohë   dokumenti ekskluziv që ka siguruar CNA (CityNews Albania), tregon  qartë se Ministria  e Drejtësisë dhe drejtuesja e këtij institucioni Etilda Gjonaj, por edhe Drejtoria e përgjithëshme e Burgjeve kanë qenë në dijeni  se ndaj shtetasit Nazer Seitaj ka qenë hapur procedim penal për llogari të Shqipërisë.

Në këto rrethana, Ministrja Gjonaj, minimalisht ka  konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për ministren Gjonaj. Konsumimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës, mund  ta çojë atë drejt burgut.

Nazer Seitaj u ndalua më 19 Tetor 2017, pas aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga