web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U konfliktua me dy persona/ Plagoset 35-vjeçari

1 Shkurt 2018, 15:33, Aktualitet CNA

Pak minuta më parë policia e Korçës, ka marrë informacion se në spitalin rajonal të qytetit ka shkuar i plagosur me thikë një shtetas.

Nga të dhënat e bëra të ditura nga policia mësohet se i plagosuri është shtetasi me iniciale Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë.

Dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë.

Aktualisht Z.M, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /CNA.al





Lajmet e fundit nga