web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për gjuhën shqipe/ Basha takim me zv.kryeministrin e Maqedonisë

17 Janar 2018, 18:13, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim ditën  e sotme zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.

Mësohet se temë diskutimi ka qenë zyrtarizimi i ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Postimi i plotë:

Pata kënaqesinë të pres sot në seli zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, z.Bujar Osmani me të cilin ndava vlerësimin për arritjet në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, siç është dhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Kjo është meritë e punës dhe unifikimit të faktorit shqiptar dhe produkt i bashkëpunimit politik në shërbim të standarteve europiane dhe euroatlanike. /CNA.al





Lajmet e fundit nga