web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut/ Basha: Fatura do të ngarkohet nëse Rama nuk largohet

15 Janar 2018, 20:45, Aktualitet CNA

I ftuar në Zjarr Tv përballë gazetarit Ismet Drishti, kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar ndër të tjera vendimin e Gjykatës së Strasburgut, i cili detyron qeverinë shqiptare që tu paguajë 13 milionë euro pronarëve të pallatit që u prish në Vlorë, ku aksioner është dhe vjehrri i tij.

Basha është shprehur se e vetmja mënyrë që qytetarët të mos paguajnë më taksa është që të largohet gjobëvënësi Rama.

?Ka një mënyrë, por Edi Rama qëndron mbi kurrizin e këtij populli. Dhe për sa kohë Rama qëndron mbi kurrizin e popullit, faturat e Ramës do ti paguajë Rama. Që të mos paguhet kjo faturë populli duhet ta shkulë nga shpina Edi Ramën. Prandaj populli duhet të bashkohet në 27 janar për të shkulur nga shpina Edi Ramën. Nëse nuk largohet Rama kjo faturë do të vijë duke u ngarkuar?. /CAN.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga