web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja misterioze e 23-vjeçarit shqiptar në Francë/ Babai kërkon drejtësi, ambasadori nuk na dha asnjë ndihmë

15 Janar 2018, 11:43, Aktualitet CNA

Babai i Florenc Beqirajt, 23-vjeçari i cili ndërroi jetë në mënyrë misterioze në Francë kërkon që drejtësia të vihet në vend dhe të zbardhet e vërteta e ngjarjes tragjike.

I ftuar në emisionin ?Me zemër të hapur? në News 24, Gëzim Beqiraj tha se aparaturat Florencit ju hoqën pa miratimin e familjes.

Ai gjithashtu ka hedhur akuza ndaj ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola, i cili sipas Beqirajt nuk ju ka dhënë asnjë lloj ndihme.

?I kam kërkuar ndihmë ambasadorit dhe më është përgjigjur se ndodhem në Paris. Ai tha se do vi nesër, por nuk erdhi.?- u shpreh babai i Florenc Beqirajt.

?Ma kanë bërë djalin si të ishte drogaxhi, kur unë jetoj në një shtëpi me lagështirë. Hajdeni e shikoni kushtet ku unë jetoj, Nëse do ishte ashtu do më kishte ardhur prokuroria në shtëpi. Djali shkoi në Francë për një jetë më të mirë, na bënë si dele në gjykatë?.

Gjithashtu ai tha se Florenci nuk është vetëvrarë, nuk kishte asnjë mundësi pasi kishte kushte të larta sigurie në burg.

?Kam parë dhomën ku jetonte djali, një siguri e papame.

Ja kanë sekuestruar gjërat, nuk ka pasë tela brenda, nuk kishte ku ti merrte telat.?- tha Gëzim Beqiraj.

Ndër të tjera ai hodhi poshtë pretendimet që ai kishte refuzuar azilin.

?Të më japin prova që djali im nuk e ka pranuar azilin, i kam dërguar para nga Ulqini për shtëpi me qera. Thoshte jam rrugëve, po lahem jashtë. Kush është ai që nuk e donte azilin, ku i morën këto të dhëna?.- tha ndër të tjera Beqiraj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga