web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen përplasjet Prokurori-Polici/ Çfarë i kërkoi kryeprokurori Besim Hajdarmata - Haki Çakos?

14 Janar 2018, 10:41, Aktualitet CNA

Në zyrën e Besim Hajdarmatës, Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, i cili ende nuk ka mbushur dy vite në këtë detyrë, gjen një mal me shkresa, përgjime, kërkesa për informacion drejtuar Shërbimit Informativ Shtetërorë, letër-këmbime me informata të klasifikuara, por edhe urdhëra arreste që pritet të ekzekutohen.

Fjalët se ai do të leviz nga karrikja e kreut të akuzës për Krimet e Rënda, nuk e kanë penguar aspak të mbledh informacionin e duhur e të kërkojë llogari tek vartësit e tij, aq më shumë për dosjet e nxehta.

Një prej tyre për të cilën Hajdarmata u anatemua nga politika e majtë, është ajo ndaj Sajmir Tahirit. Dosja e përbashkët Habilaj- Tahiri, tashmë ka hyrë në një tjetër etapë, atë të mbledhjes së provave, me të cilat një ditë në gjyq Besim Hajdarmata do të mbështesë akuzën dhe dënimin.

Prej kohësh Hajdarmata, më saktë prej janarit të vitit të shkuar, ishte impenjuar në hetimin e drejtuesve lokal të përfshirë në kultivimin, ose e thënë më shqip në mbledhjen dhe trafikimin e sasive të mëdha të hashashit.

Por, krimet e rënda nuk ishin mjaftuar vetëm me informacionin e (SHISH), Shërbimit Informativ Shtetërorë, i cili vë në përgjim zyrtarë të dyshuar si të përfshirë në një aktivitet kriminal.

Me dhjetra shkresa i janë dërguar edhe drejtuesve të lartë të policisë, në atë kohë, ish drejtorit të Përgjithshëm Policisë Haki Çako.

Por në asnjë rast, këto shkresa nuk kanë marrë një përgjigje.

Indiferenca për të mos dhënë asnjë informacion nga agjentët në terren, përplasi hetuesit e krimeve tek fqinjët.

Italianët, të cilët prej vitit 2016 kanë blinduar thuajse të gjithë kufirin detar, u treguan të gatshëm të  bashkëpunojnë.

Qëllimi ishte një dhe i qartë: sasia e drogës kishte kaluar çdo cak, e duhej ndalur.

Alarmi se në Itali po hynin tonelata me drogë nga Shqipëria kishte detyruar policinë italiane të vinte në punë të gjitha kapacitetet për të identifkuar skafet dhe çdo mjet që hynte në territorin e tyre me sasi droge.

I gjithë ky informacion, për emrat, sasitë, rrugën që ndiqej dhe pritësit në Itali, janë pjesë e një hetimi të hapur prej më shumë se një viti.

Hajdarmata në shumë shkresa drejtuar ish drejtorit të Përgjithshëm Policisë Haki Çakos kërkonte informacion në lidhje me këto raste, duke hedhur poshtë çdo raport të këtij të fundit, apo kallëzim për shpërdorim detyre nga ana e drejtuesve të policive.

Dhe kjo gjë nuk bëhej pa shkak, materialet zyrtare për qindra raste drejtuar Prokurorisë referoheshin për shpërdorim detyre, akuzë e cila nuk hetohet nga krimet e rënda, por nga një prokurori rrethi e zakonshme.

Dhe kjo kishte padyshim pasojat e veta në hetim dhe gjykim.

Hajdarmata kërkonte më shumë se kaq, kërkonte informacion të detajuar, se kush ishin porositësit përtej Adratikut dhe se kush ndikonte që malli të dilte faqebardhë nga territori vendit pa u diktuar.

Për këtë nisën hetimet, madje vetë Hajdarmata ka udhëtuar në këtë periudhë drejt Italisë për të ditur më shumë.

Ajo që kërkoi prej ish drejtorit të Përgjithshëm Policisë Çako, nuk ishte vetëm puna e agjentëve në tërren dhe e policisë rajonale e cila sipas tij në vitin 2016 nuk ka qënë eficente, por puna shkoi deri aty sa përgjimet e Visho Ajazit zbuluan një tjetër skandal.

Mijëra hektarë tokë të blera nga drejtues policie, jepeshin me qira grupeve që kultivonin lëndën narkotike.

Por, as në këtë rast, Çako nuk i paditi policët e tij? e vetmja akuzë që ngrihej ndaj tyre me përgjegjësinë e kryepolicit ishte sërsish ajo për shpërdorim detyre./CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga