web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fiksuar pas këpucëve, kush është vajza shqiptare që ka 317 palë të tilla?

11 Janar 2018, 19:45, Aktualitet CNA

Të kesh 317 palë këpucë dhe të duash gjithmonë e më shumë, për mjaft persona mund të duket një budallallëk apo edhe çmenduri, por për një vajzë të veçantë shqiptare nuk është aspak kështu.

Ajo që zotëron këtë pasuri të madhe dhe të vlefshme është balerina Isida Mollaymeri. Vajza rrëfen se pasioni i saj për këpucët ka nisur në periudhën e gjimnazit dhe ka vijuar edhe më pas.

Është kritikuar shpesh nga mikeshat dhe të afërmit, por nuk i ka rezistuar asnjëherë tundimit. Në raftet e saj të këpucëve nuk gjeni vetëm këpucë me taka. Isida i preferon të gjitha llojet dhe modelet, duke nisur nga atletet, këpucët e sheshta, çizmet dhe sigurisht, edhe këpucët me takë.

Ajo rrëfën në emisionin e pasdites në TCH se këpucët që zotëron dhe grumbullon nuk janë vetëm firma të njohura, por mjafton të jenë këpucë të rehatshme dhe komode në këmbë.

Isida shprehet:

“Kam 317 palë këpucë dhe të gjithë korridorin e shtëpisë e kam ?zaptuar?. Mundohem që secilën palë ta kombinoj me veshjet e mia. Në koleksionin tim kam edhe këpucë të cilat u ka kaluar moda, por sërish i mbaj, kam këpucë pas së cilave jam shumë e afeksionuar pasi më kujtojnë momente të rëndësishme të jetës sime. Kritikohem shpesh nga familjarët e mi, por unë sërish nuk heq dorë nga ky hobi që kam për të koleksionuar këpucë?./CityNews





Lajmet e fundit nga