web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet i përfshiri në vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

11 Janar 2018, 19:37, Aktualitet CNA

Organet e sigurisë në Turqi kanë arrestuar një burrë i cili kishte ?rolin kyç? në vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, shkruan e përditshmja turke ?Daily Sabah?.

I dyshuari i cili është identifikuar me inicialet V.K.A, është arrestuar për herë të dytë për rolin e tij që e kishte pasur në vrasjen që kishte ndodhur në vitin 2016, transmeton ndërkohë “Telegraf”.

Ai më parë ishte arrestuar për shkak të lidhje me organizatën e Fetullah Gulenit i cili që nga viti 1999 gjendet në SHBA, por që të cilin Turqia e akuzon për organizimin e puçit në Turqi gjatë vitit 2016.

Hetuesit kanë njoftuar se i dyshuari kishte përdorur aplikacionin ?ByLock? që kodon porositë, dhe që sipas hetuesve, kjo organizatë e kishte përdorur të njëjtin që tentim puçit në Turqi.

Ambasadori rus në Turqi ishte qëlluar për vdekje gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e hapjes së ekspozitës në Ankara, kurse policia kishte njoftuar se sulmuesi Mevlut Mert Altintas që ishte me profesion polic ishte vrarë.





Lajmet e fundit nga