web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varfëria katastrofike/ Largimi i shqiptareve vijon me përmasa të frikshme

10 Janar 2018, 11:55, Aktualitet CNA

Anëtari i Këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli ka reaguar pas publikimit të raportit të CIA-s, ku thuhej se Shqipëria është vend tranzit i drogës.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se ?Raportet pasojne njeri tjetrin dhe permbajtja eshte vetem nje: Shqiperia parajsa e droges dhe krimit te organizuar, por ne nuk paskemi pare gje akoma mesa duket?

Gjithashtu Olli thekson se varferia është ne permasa katastrofike dhe largimi i shqiptareve vijon në mënyrë te frikshme.

Sipas Ollit, administrata eshte paralizuar teresisht nga reforma turli dhe bizneset e qytetaret sorrollaten te pashprese per te zgjidhur ndonje hall.

?Tirana eshte mbuluar teresisht nga rete e dheut dhe vetem pak metra ecje me kembe dhembet te kercasin nga pluheri i gurte vrases e trafiku çmend te gjalle e te vdekur, por ne ende nuk kemi pare e provuar asgje akoma. Dramat migjeniane jane si telenovela, por per liderin global gjithçka shkon shume mire…. Haberet e mengjesit jane edhe me te errta se ato te akshamit…?- shkruan me tej Olli në postimin e tij./ CityNews





Lajmet e fundit nga