web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"U martove ku***, ruspie"/Bëhet pishman vajza që shau Angela Martinin: Shokuese, miq...

10 Janar 2018, 11:30, Aktualitet CNA

Disa ditë më parë, Angela Martini bëri “për një lek” një ndjekëse të saj në Instagram e cila i shkruante herë pas here dhe i komentonte historitë që e famshmja publikonte në rrjetet sociale.

Përgjithësisht ishin vetëm komente negative dhe me shumë urrejtje ndaj Martinit, prandaj kjo e fundit vendosi t’i nxijë faqen ndjekëses duke publikuar disa prej bisedave të tyre.

Mirëpo, e reja me njëherë mbylli Instagramin, ndërsa pak ditë më vonë reagoi përmes një statusi në Facebook, duke treguar se si qëndron e vërteta e këtyre mesazheve.

Vajza me emrin Ilirjana bën me dije se Instagrami i saj është hakuar dhe mesazhe ofenduese u janë dërguar jo vetëm personave të famshëm, por edhe miqve të saj të afërt.

Më poshtë gjeni justifikimin e plotë të të resë.

Miq dhe dashamire deshta t’iu njoftoj qe instagrami im eshte hakuar,ku t’njejten kohe edhe kane shfrytezuar INSTAGRAMIN tim me bo ofendime ndaj personave duke filluar nga ANGELA MARTINI e deri tek te afermit e mi,duke shfrytzuar emrin(profilin)tim.E tere ndergjegjia mbetet mbi hakuesin.

ME KEQARDHJE JU KERKOJ FALJE atyre personave qe jane ofenduar nga ato fjal qe fatkeqsisht sjane te shkruar nga une.

Ju faleminderit per mirkuptim”./CityNews





Lajmet e fundit nga