web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studiuesit ngrenë alarmin: 1 në 10 fëmijë në Tiranë konsumon vetëm një vakt ushqim

10 Janar 2018, 17:59, Aktualitet CNA

Një studim i Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë, ka ngre alarmin se 1 në 10 fëmijë të kryeqytetit jetojnë me një vakt ushqimi në ditë.

ARSH ka marrë në studim nxënësit e klasave të dyta të 15 shkollave në Tiranë dhe Kamëz, ku ka rezultuar se 80 nga 800 të intervistuarit, janë përgjigjur se konsumojnë vetëm një vakt në ditë. nga këta shumica janë nga Kamza.

Studimi në fjalë tregon se kequshqyerja e fëmijëve është një problem serioz çka ka bërë që shumë fëmijë të vuajnë nga obeziteti. Niveli i lartë i kequshqyerjes, kryesisht në zonat rurale, reflektohet edhe në treguesit e dobësisë trupore ku 19% e fëmijëve janë diagnostikuar nën peshë.

Drejtori i Autoritetit Rajonal Shëndetsor Tiranë, Dritan Ulqinaku, shprehet:

?Rreth 4% e fëmijëve janë në peshë. Del e qartë se disa fëmijë ushqehen deri në një herë në ditë. Kryesisht këto ndodhi në Bashkinë e Kamzës, ndërsa pjesa tjetër ka më tepër probleme me obezitetin, mbipeshën. Një problem i madh tek fëmijët 7-8vjeç Gjetëm fëmijë që nuk arrin të ndiqnin mësuesen, sepse nuk kishin bërë një vizitë tek okulisti. Kishin probleme me mësimet sepse nuk shikonin dot.”

Në këtë studim krahas kequshqyerjes janë vërejtur se kjo grupmoshë ka probleme të theksuara me shikimin. /CityNews





Lajmet e fundit nga