web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk fitoi 'C'est la vie', Anxhela Peristeri ka dy fjalë për të thënë

9 Janar 2018, 10:37, Aktualitet CNA

Pas 10 javësh përfundoi spektakli shumë i ndjekur “‘C’est la vie”, me fitoren e Kristi Karkanaqes dhe Lind Islamit të cilët në fund ishin në konkurrim me Orin dhe Anxhelën.

Dy vajzat ishin pretendente të forta për të fituar çmimin e madh dhe shumë të pëlqyera nga publiku. Sot Anxhela me anë të një postimi në Instagram shkruan se ndjehet fituese dhe se eksperienca në “C’est la vie” ishte e mrekullueshme me Ori Kuçin.

“Kjo eksperience me ty Ori Kuçi ishte e mrekullueshme !Je nje njeri i bukur dhe nje kengetare e perkryer! Sa shume fituese ndihem, Adi, Pandi dhe Bledi ju falenderoj nga zemra per kete kujtim kaq te bukur, per kte spektakel dhe per energjine aq pozitive qe mbizoteronte!”, shkruan Anxhela./CityNews





Lajmet e fundit nga