Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Ecuria e ekonomisë shqiptare, e parë nëpërmjet një grafiku nga vitet 1980 deri më tani, ekspozon ngjarjet ekstreme në dekadat e tranzicionit, sidomos të periudhës, 1990-2000. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar në një grafik të posaçëm ecurinë e PBB-së dhe inflacionit që nga viti 1980 dhe pritshmëritë deri në vitin 2020.
Në vitet ?70-?80, ekonomia shqiptare pati kulmin e vet të rritjes nën regjimin totalitar për shkak të përfundimit të veprave të mëdha infrastrukturore si disa akse kryesore të rrugëve nacionale dhe HEC-eve të mëdha mbi lumin Drin. Gjithashtu në këtë periudhë hynë në funksion disa nga fabrikat e mëdha të pasurimit të mineraleve të nëntokës.
Mirëpo një dekadë më pas, sidomos në gjysmën e vitit 1980, ekonomia e vendit nisi ngadalësimin e ritmeve të rritjes, për shkak se potencialet nga burimet e brendshme kishin mbaruar teksa investimet e huaja ishin të ndaluara. Ekonomia në këtë periudhë nuk është rritur më shumë se 2%.
Me një cikël të ngjashëm, po përballej edhe ekonomia e vendeve të Europës Lindore. Në vitet 1988-1899, kriza kishte arritur kulmin, pasi popullata e vendit nuk po mund të furnizohej as me ushqimet bazë. Ky cikël krize i regjimeve social-komuniste u bë shkak për ndryshime të forta politike në fillim të viteve 1990. Protestat popullore dhe eksodi masiv sollën rënien e diktaturës dhe një model të ri të ekonomisë së vendit.
Si rrjedhojë e përmbysjes së rendit ekonomik të centralizuar dhe diktaturës në fillim të viteve 1990, inflacioni në këtë periudhë shkoi në 240% dhe ekonomia ra me rreth 30%. Vendi u përball me një eksod masiv të shqiptarëve jashtë vendit, cikli i mbyllur i prodhimit u shkatërrua totalisht dhe ekonomia u orientua drejt tregut të lirë. Papunësia u rrit në mënyrë dramatike dhe çmimet gjithashtu.
Mirëpo mungesa e përvojës dhe edukatës financiare çoi në lulëzimin e skemave piramidale në vitin 1997, falimenti i të cilave e çoi sërish vendin në një krizë të re ekonomike dhe politike, ku ekonomia ra me nivele dyshifrore dhe inflacioni u rrit në mënyrë galopate. Gjithashtu vendi u përball me një eksod të dytë, duke dobësuar në këtë mënyrë së tepërmi kapitalin njerëzor të vendit për shkak të emigrimit të trurit.
Në fillim të viteve 2000, ekonomia iu kthye ritmeve të rritjes në mbi 6% në vit dhe, nga ana tjetër, inflacioni u stabilizua me nga 3% në vit. Vendi tashmë kishte nisur të krijonte shtresën e vet të kapitalistëve vendas, teksa nëpërmjet privatizimeve të telekomunikacioneve dhe bankave në tregun tonë u futën kompani me përvojë perëndimore. Por, nga ana tjetër, korrupsioni dhe krimi i organizuar gjetën përhapje të gjerë, duke u shndërruar në pengesën kryesore të reformave ekonomike në vend.
Në këtë periudhë nisi ndërtimi i autostradave të para dhe kredia në banka shënoi rritje dyshifrore. Në themel të rritjes në këtë dekadë ishin ndërtimet në banesa dhe infrastrukturë, por kriza globale e vitit 2008 dhe kreditë e këqija në tregun vendas sollën rritjen ekonomike në një trend të rri. Ritmet e rritjes ranë poshtë 2% dhe burimet e rritjes u vunë në vështirësi edhe për shkak të uljes së kërkesës së jashtme.
Gjatë 2010-2020, ekonomia është futur një normalitet të ri, ku rritja ekonomike nuk pritet të luhatet ndërmjet 3-4%, teksa vendi ende nuk ka një model të ri zhvillimi,duke i lënë likuiditetet e gjeneruara nga ekonomia e zezë të riorientohen në sektorin e ndërtimit. Ekonomistët dhe ekspertët kanë lajmëruar se rritja ekonomike nëpërmjet objekteve të banimit në një kohë që popullsia është në rënie, është rreziku i radhës që ekonomia e vendit pritet të përballet në vitet e ardhshme./ Monitor
Autoritetet kineze kanë dhënë alarmin për mundësinë e një ka...
Pak kohë pasi u largua nga TV Klan, Rashel Kolaneci u shfaq ...
Harta për sa i përket konsumit dhe të ardhurave për frymë tr...
Këtë vit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të zbatojë Projekti...
Pranvera nuk vjen me një lule, thotë gjuha e popullit dhe në...
Ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad është arrestuar për shkak...
Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto t...
Opozita do të vendosë sot datën e protestave anti-qeverisë. ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Në Gjirokastër ka nisur evakuimi i 17 familjeve në pallatin ...
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në të g...
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur nga ...
Dite përgjithësisht e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ...
Minimizimi i karbohidrateve vazhdon të jetë i fortë, sidomos...
Një histori e rrallë është publikuar ngaDailymail, ku 33-vje...
Dy javë pasi postoi një status në “Facebook” ku shkruante se...
Në janarin e vitit të kaluar fansat e këngëtares së njohur, ...
Shpesh herë rrjetet sociale mund të na bëjnë xheloz për pers...
Rikthehet Kim Kardashian më në formë se kurrë. Bukuroshja ka...
Në ditët e para të vitit 2018, këngëtarja shqiptare me famë ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...