web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fëmija i parë i 2018-ës një myslimane, plasin komentet raciste në internet

6 Janar 2018, 22:10, Aktualitet CNA

Vogëlushja Asel, e cila erdhi në jetë 47 minuta pas mesnatës së Vitit të Ri, është foshnja e parë e vitit 2018 në Vjenë të Austrisë. Por në vend të urimeve për ardhjen e saj në jëtë, fëmija është pritur nga një valë deklaratash raciste, urrejtjeje dhe fyerjesh, vetëm sepse është vajza e një çifti myslimanësh, Naime dhe Alper Tamga.

Në foton e bërë nga spitali, që është publikuar nga mediat kryesore austriake, Asel mbahet në krahë nga nëna, e cila është e mbuluar me shami raporton Tg.com. Në faqet sociale të gazetave lokale, janë vërejtur komente të panumërta raciste.

?Shpresoj që të vdesë?, ? është një nga komentet e shkruar nga dikush në ?Facebook?. ?Dëbojeni këtë familje menjëherë?, ? ka shkruar një tjetër. E vogla Asel madje, akuzohet se do të jetë një ?terroriste e ardhshme?. Shoqatat që punojnë për mbrojtjen e emigrantëve dhe refugjatëve dhe për të drejtat në web, thonë se nuk e kanë parë asnjëherë një gjë të tillë./CityNews





Lajmet e fundit nga