web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Arrestohen 6 “Robin Hudë”, hajdutë shqiptarë

5 Janar 2018, 11:14, Aktualitet CNA

Karabinieria e qytetit të Salucos (Saluzzo) arrestoi 6 hajdutë shqiptarë në kuadrin e operacionit ?Robin 2?. Në shtator 2017 karabinieria në kuadrin e Operacionit ?Robin? arrestoi 9 shqiptarë pjesë e së njejtës bandë hajdutësh. Motoja e kësaj superbande, e bërë publike edhe në Facebook, ishte ajo e Robin Hudit: plackis të pasurit për t?ua dhënë plackën të varfërve.

Gjatë Operacionit ?Robin 2? u arrestuan: Gjovalin Vukaj 30 vjec, Alfred Gaspri 30 vjec, Lulash Peci 38 vjec, Sajmir Zhupa 30 vjec, Vinsel Ulndreaj 32 vjec dhe Ndue Pjetri 32 vjec.

Këta 6 hajdutë përvec vjedhjeve kishin ngritur edhe një rrjet të sofistikuar për shpërndarjen e drogës kryesisht kanabis dhe kokainë,në zonën e Kuneos (Cuneo), dhe në qytezat e Vercuolos (Verzuolo), Buska (Busca), Manta etj.

Bandës iu kapën 2 makina të vjedhura, një sasi sendesh të vjedhura si arturina, elektroshtëpiake, celularë, laptopë, tablets etj me vlerë përafërsisht 40 000 euro. Kjo bandë akuzohet se ka kryer të paktën 49 vjedhje në 16 qytete e fshatra të zonës./ Gjergj THANASI





Lajmet e fundit nga