web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avokati "korrekton" ambasadorin Lu/ Korrupsioni nuk luftohet me fushata

4 Janar 2018, 21:25, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan ka paralajmëruar se janari do të çojë pas prangave “peshqit e mëdhenj”, por ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku, sakaq avokat mbrojtës në një seri dosjesh të nxehta, nuk mendon kështu. Për të korrupsioni nuk luftohet me fushata apo afate kohore.

Jemi mësuar me këto janaret, shtatoret, dhjetoret, nuk mendoj se lufta kundër krimit, veçarisht e korrupsionit nuk bëhet me fushata, afate. Duhet të ngrihet institucionet, të ketë vullnet politika për të mos mbështetur asnjë rast që është pjesë e korrupsionit, pastaj situata ecën normalisht. Nuk është se duhet domosdo janari apo shkurti. E rëndësishme është që kur ka prova, fakte mbi një zyrtar i kujdo niveli qoftë, organet e drejtësisë të veprojnë”, ka artiuluar në ligjëratë të drejtë avokat Sollaku, i qenë prezent në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës./CityNews





Lajmet e fundit nga