web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi CityNews/ Reagon Eni Çobani e “Shihemi në Gjyq”

3 Janar 2018, 17:16, Aktualitet CNA

Pas denoncimit të CNA (City News Albania), avokatja Eni Çobani e ?Shihemi në Gjyq? në një intervistë të dhënë në emisionin e mëngjesit ?Vila 24?, ka dhënë sqarime për kallëzimin që i është bërë në Prokurori në muajin dhjetor.

Kujtojmë se Eni Çobani u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar i Gjykatës së Korçës, konkretisht Selajdin Pysqyli. Pasqyli akuzon avokaten se e ka fyer publikisht në emisionin e saj ?Shihemi në Gjyq?.

Çobani është shprehur se në emisionin e saj ka zgjedhur të përmendë emrat krahas vendimeve që kolegët e saj kanë miratuar dhe kushdo që ka marrë përsipër pozicione publike duhet të jetë transparent.

?Kushdo që ka marrë përsipër pozicione publike, jemi të detyruar përballë publikut të flasim me transparencë për të gjitha aktet, apo ata çka na vijnë ne në dorë, ku burimin e kam pikërisht nga publiku?.

Më tej Çobani ka theksuar se ajo ka zgjedhur të flasë me emra në emisionin e saj, pasi fillimisht ka zgjedhur të thotë emrin e saj.

?Shqetësimi më i madh është të themi vendimin, por mos të themi emrat. Unë këtu kam zgjedhur që të them emrat, sepse unë kam zgjedhur të them fillimisht emrin tim. Dhe kur unë kam zgjedhur të them emrin tim në publik, do të përmend çdo emër tjetër që vjen më pas nëpërmejet fakteve dhe akteve të shkuara publikisht nga kolegët e mi të nderuar?.

Çobani nuk e ka konsideruar përmendjen e emrit në seancën e ndërmjetësimit një prekje të dinjitetit.

?Dhe këtu nuk ka asnjë keqdashje apo prekje të individëve të ndryshëm apo dinjitetit të tyre. Kjo sepse unë kam një kujdes të jashtëzakonshëm për të ndarë këto dy momente, në njërën anë vlerësimin dhe analizën e ligjit material dhe procedurave të përcaktuara gjatë këtyre vendimmarrjeve.Sot vendimmarrjet merren në mënyrë publike. ?Me dyer të hapura? ? thotë ligji?, ka deklaruar Eni Çobani.  /CityNews

Gjykatësi kallëzim penal avokates Eni Çobani të rubrikës ?Shihemi në gjyq?

 





16:49 Aktualitet

Kthehu holandez!

Ne shqiptarët kemi një fat të madh, që asnjë vend tjetër në ...

Lajmet e fundit nga