web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS në aksion, Luli në gjumë/ Socialistët mbledhin Asamblenë, Basha me pushime

3 Janar 2018, 16:29, Aktualitet CNA

Sot mediet kanë raportuar se socialistët pritet të mbledhin Asamblenë Kombëtare, për të zhvilluar analizën e zgjedhjeve, për të përgatitur axhendën e vitit në vazhdim dhe për të kryer disa ndryshime në sekretariatet e PS-së.

Socialistët megjithëse janë fitues, vazhdojnë aksionin e tyre politik, nuk flenë gjumë, rinovojnë strukturat drejtuese, dhe lëvizin për të siguruar më shumë vota dhe për të përforcuar më tej PS-në. Përballë qëndron Lulzim Basha, kryetari i PD-së që do të bënte namin me takime popullore, dhe do të rrëzonte Edi Ramën, që ditët e para të janarit. Kështu tha në prag të Krishtlindjeve dhe si gjithmonë gënjeu publikisht. Luli i futi një palë pushime për Krishtlindje, erdhi në Tiranë, nuk shkoi më shumë se një orë e gjysmë larg, zhvilloi disa takime, i publikoi kur ishte majë avionit, dhe megjithëse ka dështuar dhe është përgjegjësi kryesor, bashkë me një sekretariat sharlatanësh të PD-së, vazhdon pushimet.

Pas 4 vitesh, Lulzim Basha e ka mbledhur vetëm një herë Këshillin Kombëtar. Pas shumë e shumë disfatash, Luli vazhdon me pushime. Socialistët fitojnë, mbledhin Asamblenë, bëjnë ndryshime ndërsa Luli nuk i ndahet as Bardh Kadillit, as Enno Bozdos e as Ben Ristanit me shokë. PS në aksion, Luli në gjumë. Kush ka më dyshime se marrëveshja Rama-Basha vazhdon dhe kreu i PD-së është pjesë e tepsisë së pushtetit të Edi Ramës? /CityNews





Lajmet e fundit nga