web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja sekretarët e PS-së që rrëzohen nga Asambleja Kombëtare

3 Janar 2018, 16:12, Aktualitet CNA

Partia Socialiste e Shqipërisë, do të mbledhë ditën e shtunë tek “Xibraku”, Asamblenë Kombëtare të partisë, ku do të diskutohet axhenda politike e vitit dhe ndryshimet në strukturat drejtuese.

Pritet të largohen Sekretari për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino; Sekretar për Organizimin Digjital, Alfred Peza; Sekretari për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet e Koalicionit, Musa Ulqini; Sekretari për Emigracionin, Stefan Çipa; Sekretarja për Rininë, Elisa Spiropali; Sekretarja për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti; Koordinatori Kombëtar për Programin, Ilir Beqaj; Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla.

Lëvizjet në strukturat e larta drejtuese vijnë pas gati 6 muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit, ku socialistët të vetëm mundën të siguronin shumicën qeverisëse me 74 mandate në Kuvend. /CityNews





Lajmet e fundit nga