web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA dorëzon dosjet e korrupsionit/ Ministra,ish ministra dhe deputetë në “duart”e Arta Markut

28 Dhjetor 2017, 10:08, Aktualitet CNA

Edhe pse politika shqiptare nuk e ka mbështetur një reformë rrënjësore për të arritur të korruptuarit, janë ndërkombëtarët që e kanë nxitur atë prej dy vitesh.

Edhe tani arrestimet ?Vip?, pritet të nisin prej tyre. Sipas gazetës Sot, gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama pati në Bruksel,  i është bërë e qartë se Brukseli, pret arrestime të rëndëishme për të hapur negociatat.

Për këtë arsye duket se ka nisur një bashkëpunim mes Policisë, Prokurorisë dhe ambasadave të SHBA -së dhe BE ?së, për të goditur ?peshqit e mëdhenj?, brenda pranverës.

Sipas një burimi nga Prokuroria e Përgjithshme, SHBA dhe BE, gjatë kohës që ishte në detyre kryeprokurori Adriatik Llalla, i kanë dorëzuar këtij të fundit disa të dhëna për politikanë të rëndësishëm, por ai ka refuzuar hetimin e tyre.

Gazeta Sot, raporton se ndërkombëtarët kanë nisur të japin të dhëna konkrete edhe kryeprokurores së re Arta Marku, për ministra aktualë, ish ministra, deputetë, ish deputetë dhe ish pushtetarë të tjerë të dyshuar  si të përfshirë në afera korrupsioni.

Interesant është fakti, se SHBA dhe disa agjenci të BE ?së kanë të dhëna të plota mbi pasuritë, pronat dhe të gjitha lëvizjet e pushtetarëve shqiptarë dhe të gjitha dosjet pritet që të kalojnë në organin e akuzës, me qëllim që të gjithë të dalin para organit të drejtësisë.

Mësohet se në të dhënat e SHBA, është zbuluar se disa nga këta emra kanë lidhje të forta me Moskën dhe kanë punuar për politika antiamerikane.

 

 

 





Lajmet e fundit nga