Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Teksa Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka shpallur fituese kompaninë Gjoka Konstruksion për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, të paktën 6 oferta janë paraqitur në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për të ndërtuar nëpërmjet koncesionit PPP.
Burimet nga Ministria e Transportit bëjnë me dije se kompania Salillari ka dorëzuar një projekt-propozim për ndërtimin e autostradës, Thumanë-Vorë?Rrogozhinë, i pagëzuar si boshti i qendrës. Vlera e projektit llogaritet në 75 miliardë lekë nga të cilat, 34 miliardë lekë kushton aksi Thumanë-Vorë dhe 41 miliardë lekë të tjera Vorë-Rrogozhinë.
Projekti i kompanisë Salillari nuk kërkon financim nga buxheti i shtetit, por nëpërmjet përvetësimit të pagesës pas përfundimit. Boshti qendrës, edhe në studimet e mëparshme, është konsideruar me fizibilitet të lartë në krahasim me akset e tjera, për shkak të densitetit të lëvizjes që e justifikon pagesën.
Aksi Thumanë-Rrogozhinë është gjithashtu pjesë e Korridorit Blu, me gjatësi 64 kilometra. Ky segment paraqet rëndësi të veçantë, pasi mënjanon trafikun Jug-Veri në Qendrat kryesore, Tiranë-Durrës, duke kaluar në mes të Tiranës dhe Durrësit nga Thumana e Fushë-Krujës në Rrogozhinë, duke shmangur ndjeshëm trafikun dhe duke zvogëluar distancën. Korridori Blu është i vetmi seksion rrugor, i cili ka marrë financime nga nisma e Berlinit, që para dy vitesh kualifikoi për financime akset rrugore në vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të integrimit.
Rreth 10 vite më parë, kompani austriake i kanë sjellë propozime konkrete qeverisë shqiptare, të cilat nuk u finalizuan, pasi atëherë nuk ekzistonte as baza ligjore për të bërë investime me Partneritet Publik-Privat.
5 ofertat e tjera nga ndërtuesit për rrugët
Janë të paktën edhe pesë kompani të tjera të ndërtimit të rrugëve që kanë bërë oferta për paketën ?One Billion?. Burimet nga Shoqata e Ndërtuesve pohuan se kompania Cobial ka shprehur interes për segmentin Kardhiq-Delvinë, ndërtimi i së cilës është braktisur prej vitesh. Vlera që parashikohet të financohet nga buxheti i shtetit pritet të jetë mbi 9 miliardë lekë. Kjo rrugë do ta shmangte Gjirokastrën dhe Qafën e Muzinës, duke bërë që distanca Tiranë-Sarandë të përshkohej normalisht për 3-3.5 orë, duke e shkurtuar atë me 50 km. Përpjekjet për ndërtimin e këtij aksi kanë nisur që në vitin 2003, në kohën e qeverisë Nano. Gjatësia e saj është 28 km, një pjesë e së cilës është e ndërtuar. Pjesa më e vështirë është ndërtimi i një tuneli 1 km të gjatë.
Kompania Albstar gjithashtu ka dorëzuar një ofertë të pakërkuar për segmentin Vorë-Pezë-Plazhi i Gjeneralit.
Gjithashtu mësohet se kompania Gjikuria ka bërë ofertë për Bypass-in e Vlorës, me një rrugë që vijon nga Tragjasi me tunel në Llogara dhe dublim deri në Himarë.
Kompania ANK ka ofertuar për një propozim të pakërkuar me PPP për Bypass-in e Lezhës.
Victoria Invest, në bashkëpunim me një kompani kineze, ka bërë ofertë për Autostradën Blu, duke marrë përsipër edhe studimet e fizibilitetit./ Monitor
Pjesa e parë e ditës së sotme, mbetet e vranët me shira të i...
Administrata publike në vend , të paktën në syrin e biznesit...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Do merrni bekimin e yjeve gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia m...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ftuar në s...
Historiani Kastriot Dervishi, në një postim në rrjetet socia...
Një familje në Manzë të Durrësit paguan ujin prej 6 vitesh e...
Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha se ës...
I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, kreu i Kuve...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ftuar në e...
Ben Blushi që pas zgjedhjeve të qershorit, është zhdukur nga...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beri...
Deputetit i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në Report TV, ësh...
Partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare kanë ndërma...
Nga Mero BazeKa shumë zëra që kritikojnë një koalicion të mu...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën “Opinion” të tele...
I ftuar në emisionin “RepolitiX” në Report TV, avokati Spart...
Gazetari Basir Çollaku, ka reaguar pas kërkesës së Prokurori...
Në emisionin “STOP” ka mbërritur një denoncim, sipas të cili...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...