web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohet 281 kg drogë dhe armë zjarri/ Në pranga një person

26 Dhjetor 2017, 09:08, Aktualitet CNA

Një sasi prej 281 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sattiva është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe armë zjarri, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi Hysen Brahimi, pasi droga e ndarë në 28 thasë plastikë u gjet në stanin në pronësi të tij.

Sekuestrimi i drogës është bërë në kuadër të operacionit të koduar ?Pesjaku?.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni i koduar ?PESJAKU?.
Sekuestrohen 281 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat ?SHQIPONJA? dhe shërbimet e Komisariatit Gjirokastër kanë zhvilluar operacionin e koduar ?PESJAKU?.
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë policore se në vendin e quajtur ?Kunupicë ? Pesjakë?, Gjirokastër, në stanin e shtetasit Hysen Brahimi kishte lëndë narkotike, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në këtë ambient.
Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në stan 28 thasë plastikë me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një armë zjarri model 56, si dhe një krehër me 25 fishekë. Pesha totale e lëndës ishte 281 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ CityNews





Lajmet e fundit nga