web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

MEPJ reagon për shqiptarin që ndodhet në koma në Francë: Ishte tentativë për vetëvrasje/ Familjarët e kundërshtojnë

22 Dhjetor 2017, 15:05, Aktualitet CNA

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale, portale dhe media të ndryshme të rastit të një 23-vjeçari nga Shkodra, i cili ndodhet në një spital të Francës në vdekje klinike.

Me anë të një njoftimi për shtyp, MEPJ, shprehet se i riu shqiptar Florenc Beqiraj, ndodhet gjendje të rëndë shëndetësore, dhe se mbahet në jetë nga makineritë, por nuk ka shpresa për të jetuar.

Ministria shprehet se për rastin e Florenc Beqirajt, janë informuar nga konsullata jonë në Francë, ndërsa thuhet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative e të riut shkodranë për të kryer vetëvrasje. Po ashtu MEPJ shprehet se nuk ka ende një version zyrtar për këtë ngjarje.

Nga ana e tyre, kanë reaguar edhe të afërmit e Florenc Beqirajt, të cilët shprehen se versioni i tentativës për vetëvrasje nuk qëndron, dhe se ai nuk kishte arsye për të bërë diçka të tillë. Më tej ata shprehen se askush nga shteti shqiptar nuk është interesuar për rastin e Florenc Beqirajt. Ndërsa disa të rinj shqiptar që e njihnin Florencin nga qëndrimi në burg janë shprehur se atë mund ta kenë vrarë sepse shpesh herë u kishte thënë se ndihet i kërcënuar dhe se mund ta vrasin. /CityNews





Lajmet e fundit nga