web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadori i SHBA: S’kemi investuar në Kosovë për ta parë duke u shkatërruar

22 Dhjetor 2017, 18:01, Aktualitet CNA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar për të dytën herë ndaj iniciativës së grupit parlamentar të PDK-së për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Për kryerjen e këtyre ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale nismëtarët kanë projektuar të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës që vjen, ndërkohë që përsëritja e lajmit ka sjellë reagimin e ashpër për të dytën herë të ambasadorit Delawie, i cili ka thënë se kjo është një ide e tmerrëshme që mund ta izolojë Kosovë.

“Ne nuk kemi investuar aq shumë në përpjekjen e suksesit të Kosovës për ta parë atë të shkatërrojë të ardhmen duke e shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale?, shkruan ambasadori amerikan në Twitter, i sjellë në shqip nga “Lajmi.net”.





Lajmet e fundit nga