web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mori mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Ja si e komenton Berisha

19 Dhjetor 2017, 20:43, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e emisionit ?360 Grade?, të gazetarit Artur Zheji, ish-kryeministri Berisha ka shprehur opinionin e tij kur gazetari i konstatoi se, Rama ka marrë konsensusin e ndërkombëtarëve.

Berisha tha se, nëse kreu i qeverisë do të kishte kredenciale atëherë Shqipëria nuk do të ishte në këtë stad me BE-në.
Sipas Berishës, Rama bashkë me përfaqësuesit e Brukselit në Tiranë por edhe me ndonjë përfaqësues të Brukselit në Bruksel ka thënë se, negociatat do të hapen këtë dhjetor por faktikisht nuk u hapën as në vitin 2015, as në vitin 2016, apo në 2017-ën, por mund të hapen në 2018-ën.

?Meqenëse Rama do kishte kredenciale Shqipëria nuk do ishte në këtë stad me BE-në. Nuk i japin Shqipërisë negociatat. Rama bashkë me përfaqësuesit e Brukselit në Tiranë thoshte që negociatat i hapim këtë dhjetor, por faktikisht nuk u hapen as në 2015-ën, as në 2016-ën dhe as në 2017-ën, mund të hapen në vitin 2018?,- përfundoi Berisha. /CityNews





Lajmet e fundit nga