Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Z. Blendi Klosi hapi ditën e sotme ministerialin e Mjedisit e mbajtur në në Takimin e 20-të të Konferencës së Palëve të Konventës së Barcelonës ?Konventa për mbrojtjen e mjedisit detar dhe zonës bregdetare të rajonit të Mesdheut? që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Në fjalën e tij ministri Klosi përshëndeti punimet e takimit dhe falenderoi organizatorët për presidencën 2-vjeçare që i kanë dhënë Shqipërisë duke i siguruar se e gjatë kësaj presidence Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet e saj që projektet dhe strategjitë e konventës së Barcelonës të shndërrohen në veprime. ?Shpreh gjithë bindjen time, e të qeverisë shqiptare se Presidenca e Shqipërisë në 2- vjeçarin e ardhshëm të kësaj konvente do t?i shërbejë jo vetëm vendit tonë, po padyshim rajonit dhe më gjerë se kaq të gjitha shteteve anëtare për të pasur mundësinë që ne të transformojmë idetë, projektet, strategjitë e shumë hartuara gjatë këtyre viteve, në veprime konkrete?- tha ministri Klosi.
Kreu i Turizmit dhe i Mjedisit falenderoi gjithashtu konventën për vendimin e marrë gjatë këtyre punimeve për t?i akorduar Shqipërisë 6 milionë euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme ? Rajoni jonë është një rajon në të cilin kalon pothuajse 40 përqind e gjithë trafikut botëror të importit të mallrave dhe prandaj jam shumë i lumtur të pranoj këtu se projekti i paraqitur për të trajtuar në mënyrë ekskluzive, i cili tanimë ka dhe një vendim të konventës për të dedikuar 45 milionë euro nga të cilat Shqipëria është fituese e 6 milionë euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme është një provë e madhe se gjithë së bashku mund të realizojnë projekte që të realizojnë në vendin tonë, në rajonin tonë një mjedis më të pastër, një mjedis më të qëndrueshëm.?- tha ministri Klosi.
Më tej ministri Klosi i vuri në dijeni të pranishmit mbi veprimet konkrete që janë ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të pasur një Shqipëri të pastër dhe të zhvilluar duke përmendur operacionin e pastrimit të vendit dhe ndalimin e tregtimit dhe importit të qeseve plastike. ?Kemi filluar tashmë, një operacion të plotë disavjeçar për ta transformuar Shqipërinë në një nga vendet më të pastra në rajon me standarte më të qëndrueshme në rajon në vend i cili trajton në mënyrë rigoroze pastërtinë e ujit dhe të ajrit biodiversitetin dhe mbrojtjen e natyrës. Ne vetëm para pak ditësh rimorëm vendimin e ndalimit radikal, të ndalimit të qeseve plastike në Shqipëri, duke kërkuar ta transformojmë Shqipërinë në një vend me zero qese plastike të cilat janë kaq të dëmshme për mjedisin tonë. Ne kemi marrë një aksion të plotë përsa i përket pastrimit të lumenjve dhe për këtë do të donim shumë që ajo çfarë ka ndodhur në vendet tuaja të shërbejë si një eksperiencë e vërtetë, për çfarë do të ndodhë në vendin tonë dhe çfarë ne duhet të bëjmë konkretisht që lumenjtë e Shqipërisë të jenë po aq të pastra sa lumenjtë e çdo vendi të kësaj konvente ?- tha ministri Klosi duke shprehur bindjen e tij për një mjedis që bashkon kombet. ?Jemi në të njëtin det, jemi në të njëtën hapësirë gjeografike, jemi në të njëtën natyrë, jemi në të njëjtin ajër. Eshtë e pamundur ta ndash në flamujt e çdo shteti, është e pamundur që të ndash në epruveta me flamuj partish apo shtetesh, ujin e lumenjve?.
Takimi i 20-të të Konferencës së Palëve të Konventës së Barcelonës ?Konventa për mbrojtjen e mjedisit detar dhe zonës bregdetare të rajonit të Mesdheut? zhvillohet për të herë të parë në Tiranë. Ky vit shënon edhe 40 vjetorin e një prej konventave më të rëndësishme sic është konventa e Barcelonës dhe protokollove të saj ku aderojnë 22 shtete ndër të cilat edhe Shqipëria prej vitit 2004.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka Presidencën 2- vjeçare të Konventës si shtet pritës i këtij takimi shumë të rëndësishëm. Gjatë këtij takimi që përfundon më 20 dhjetor janë marrë shumë vendime të rëndësishme nga të cilët edhe miratimi i Deklaratës Ministrore të Tiranës që sjell angazhimin e vendeve anëtare për të vazhduar marrjen e masave të duhura për parandalimin dhe reduktimin e ndotjes detare nga burimet tokësore dhe detare të përcaktuara në dokumentet strategjikë përkatëse të Planit të Veprimit për Mesdheun.
Qëllimi kryesor i Konventës së Barcelonës është zvogëlimi i ndotjes në Detin Mesdhe dhe mbrojtja e përmirësimi i mjedisit në zonën detare, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone./Citynews
Nën ethet e dështimit të protestës së djeshme, kreu i PD –së...
Sot Shqipëria po përballet me pasojat e përmbytjeve, por bre...
Ndërsa është pyetur nga gazetarët se kur do të formohet Kësh...
Një ditë më parë deputeti demokrat Sali Berisha si formë kun...
Duke ju referuar situatës së djeshme në parlamentin e Shqipë...
Kjo e shtunë do ta gjejë administratën shtetërore në nivel q...
Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka folur për herë ...
Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me dhun...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili me a...
Një 26-vjeçar është arrestuar nga specialistët e Krimit Ekon...
Një ditë pas protestës, deputetja së LSI-së, Klajda Gjosha k...
Napoleon Bonoparti ndryshe nga shumë strategë të shquar usht...
Si çdo njeri që e don këtë vend nuk me vjen mirë fakti se Kr...
Ministria e Arsimit e Turqisë filloi të shpërndajë tekste më...
Një person është arrestuar nga policia e Beratit, pasi gjatë...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e së hënës një t...
Teksa qeveria e Shqipërisë e ka firmosur në parim një marrëv...
Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bë...
Arta Marku nuk e pati të lehtë të betohej në parlament si Pr...
Ambasadori i OSBE-së Bern Bochard ka vlerësuar hapin e ndër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...