web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha tregon faktet pse filluan hetimet në Itali ndaj Tahirit

16 Dhjetor 2017, 21:25, Aktualitet CNA

Hetimet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i ka komentuar dhe gazetari i kronikës Artan Hoxha, në ?Kjo Javë? në News24, i cili ndër të tjera është shprehur se Prokuroria e Katanias ka siguruar dy të penduar shqiptarë, nga shtatë personat e arrestuar, dhe, për këtë arsye, ka nisur procedimin ndaj Tahirit.

?Nga grupi i 7 personave, pra bandës së Habilajve, të paktën rezultojnë 3 persona të penduar dhe nga këta , 2 janë shqiptarë dhe kjo e intrigon çështjen. Kemi dhe një shtetas italian, ka qenë bashkëpuntori i grupit dhe personazh i njohur në botën e krimit. Kjo mund të jetë për mua detaji i ri që e ka çuar Prokurorinë e Katanias të nisi procedimin ndaj Tahirit?,-deklaroi Artan Hoxha. /CityNews





Lajmet e fundit nga