web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KiE i adreson qeverisë Rama ultimatumin për burgjet

16 Dhjetor 2017, 21:15, Aktualitet CNA

 

Pasi më parë ka realizuar një seri vizitash në terren, nga grupet e ekspertëve të vet, Komitet i Parandalimit të Torturës në Këshillin Evropian i ka adresuar qeverisë shqiptare rekomandimin për ndërtimin e një burgu që të shërbej për personat me probleme mendore.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se përfaqësuesit e këtij Komiteti kanë vizituar nga pranë spitalin e burgut, i cili ndodhet pranë Spitalit Universitar ?Nënë Tereza? dhe burgun e Zaharisë në Krujë dhe pas situatës së konstatuar kanë bërë dhe rekomandimet përkatëse.

Sipas axhendës përfaqësuesit e këtij komiteti më datë 11 dhjetor 2017 pak ditë më parë janë takuar me Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave që përfaqëson Kryeministrin Ogerta Manastirliu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë, si dhe Arben Çuko, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe Fioralba Laska, zyrtare ndërlidhëse e KPT-së nga Ministria e Punëve të Jashtme.





Lajmet e fundit nga