Shqipëri-Maqedoni, sot mbledhja e përbashkët e qeverive
Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë do të zhvillojnë sot ...
Vettingu do të nisë me 3 krerët e sistemit të drejtësisë, ndërsa më pas në sitën e komisionerëve dhe ndërkombëtarëve do të kalojnë shumë emra të përfolur në media dhe politikën shqiptare. Komisioni i Kualifikimit ka publikuar një listë me 57 emra gjyqtarësh dhe prokurorësh që po verifikohen të parët. Gazeta ?Sot? shkruan se mes tyre, ka shumë individë që kanë pasur në dorë dosje shumë të rëndësishme.
Sipas gazetës, të parët që do të verifikohen, janë kryeprokurori në largim Adriatik Llalla, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Me shumë interes priten të dhënat për Llallën, i cili është bërë mjaft protagonist ditët e fundit, pasi PD-LSI kanë kërkuar që të mos largohet nga posti i kryeprokurorit.
Më pas do të vijohet me emrat e tjerë, anëtarë të Gjykatë së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve për KLGJ, KED dhe KLP.
Por kush janë këta emra dhe çfarë dosjesh kanë shqyrtuar ata?
Në listë është Artan Broci, i cili ka shqyrtuar vrasjet e 21 Janarit. Aktualisht ai është gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Por kur ndodhi ngjarja e 21 Janarit, ai ishte në Gjykatën e Apelit dhe u mor vendimi për dënimin e disa prej anëtarëve të Gardës, por dënime minimale.
Një tjetër emër është Tom Ndreca. Ai është anëtar i Gjykatës së Lartë aktualisht, por në vitin 2011 ka qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili bëri Lulzim Bashën kryetar bashkie. Në atë kohë pati një debat të ashpër pasi Arben Ristani, kryetar i KQZ në atë kohë vendosi që 10 votat që ishin hedhur gabim në kuti të kalonin në favor të Bashës.
Çështja shkoi në Kolegjin Zgjedhor dhe aty vendimi i KQZ u cilësua i drejtë. Pjesë e këtij kolegji ishte Tom Ndreca. Por ky gjyqtar është pjesë dhe e trupës që mbyllën rastin e 21 Janarit.
Prokurorët
Nëse shohim me kujdes listën e cila po verifikohet, ka dhe disa prokurorë të njohur për publikun. Duke i marrë me radhë, kemi dy emra: Alma Muça, Drejtore e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Artur Selmani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Të dy këta emra në shkurt të këtij viti u pezulluan nga detyra dhe u akuzuan për korrupsion e shpërdorim detyre. Selami kandidon dhe për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Një tjetër emër është Arben Kraja. Ai ka shqyrtuar dosjen e aferës së CEZ. Bëhet fjalë për hetimet që nisën ndaj ministrit Damian Gjiknuri për marrëveshjen me CEZ për të mos shkuar në Arbitrazh, por çështja u pushua. Adnan Xholi është një tjetër prokuror që ka shqyrtuar dosje VIP. Ai kishte në dorë padinë e Kuvendit për Berishën dhe djalin e tij për aferën e privatizimit të OSSH. Xholi ishte ai që i kërkonte llogari Kuvendit se përse kërkonte hetim për Shkëlzen Berishën dhe më pas dosja u transferua dhe gjithçka u mbyll. Emër tjetër është Rovena Gashi, të cilës i është bllokuar viza nga SHBA. Po ashtu viza i është bllokuar dhe Petrit Fushës, që është kreu i Prokurorisë së Tiranës. Një tjetër emër që do të kalojë në sitë është dhe Adriatik Cama, i cili ka pasur në dorë dosjen e 21 Janarit. Mbetet të shihet se në çfarë përfundimesh do të dalë Komisioni i Kualifikimit për emrat në fjalë.
Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë do të zhvillojnë sot ...
Ditën e sotme vijon dominimi i kthjellimeve të shkurtra dhe ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Edhe pse do jeni ne një lidhje, do ndiheni shume te vetmuar ...
Nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj, Suzana Mushkolajn, i h...
Festat e fundvitit janë më afër se sa e kishim menduar. Të g...
Reperja australiane Iggy Azalea ka treguar format e saj perf...
Të kuptosh botën mashkullore është shumë e vështirë. Nëse do...
Në çdo dalje të saj Bella Hadid ekspozohet dhe tërheq shumë ...
Një foshnje që kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale sapo...
Në Presidencë në bashkëpunim me Ambasadën e Shtetit të Izrae...
Rruga e Rinasit e ndërtuar për ti shërbyer aeroportit “Nënë ...
“Instagram”-i sapo ndryshoi mënyrën sesi e përdorim aplikaci...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
Cila është gjella e preferuar dhe këngëtari që ju pëlqen më ...
Dy nga njerëzit më të pasur në botë Bill Gates dhe Mark Zuck...
Ata të cilët disa javë më parë kanë dalë në mbrojtje të Valb...
Panorama e disa prej akseve nacionale rrugore dhe problemet ...
Marrëdhëniet intime janë jetësore ndaj nëse jeni nga ata per...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Të p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...