Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në vendgjarje
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Rama se gjatë qeverisjes së tij nuk është bërë asnjë investim serioz.
Sipas saj, gjithçka ka deklaruar Partia Demokratike për uljen e investimeve të huaja tani është zyrtare.
Ndër të tjera, Tabaku u shpreh se “Banka e Shqipërisë raporton se investimet e huaja janë 4.2 % më të ulëta se një vit më parë apo rreth 20 % më të ulëta se dy vjet më parë.?
Gjithashtu ajo tha se në katër vjet qeveria Rama ka përfituar vetëm nga investimet e huaja të sjella në Shqipëri gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, mes të cilëve Gazsjellësi TransAdriatik-TAP dhe Hidrocentrali i Devollit.
Deklarata e plotë e nënkryetares së PD, Jorida Tabaku.
Gjithçka ka deklaruar Partia Demokratike për uljen e investimeve të huaja tani është zyrtare.
Banka e Shqipërisë raporton se investimet e huaja janë 4.2 % më të ulëta se një vit më parë apo rreth 20 % më të ulëta se dy vjet më parë.
Fatkeqësisht, qeveria e Edi Ramës ka thithur zero investime te huaja.
Në katër vjet qeveria Rama ka përfituar vetëm nga investimet e huaja të sjella në Shqipëri gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, mes të cilëve Gazsjellësi TransAdriatik-TAP dhe Hidrocentrali i Devollit.
Njësoj si FMN, Banka Botërore dhe Komisioni Europian, Banka e Shqipërisë raporton se Shqipëria rrezikon thatësirën e investimeve, kur të përfundojnë dy projektet e mëdha, Gazsjellësi TransAdriatik dhe Hidrocentrali i Devollit i kompanisë Statcraft.
Të dhënat tregojnë se për dy vite rresht, 2015- 2016, TAP-i dhe Devolli përbënë rreth 60% të investimeve të huaja direkte, apo mbi 600 milionë euro.
Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë vendi kryesor mikpritës i biznesit për shkak të taksave të ulëta, lehtësive ligjore, luftës kundër korrupsionit dhe sigurise juridike! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeministrit!
Pak ditë më parë Europoli konfirmoi se Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit. Ky ishte investimi më i madh i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin! Kanabizimi, kriminalizimi dhe korrupsioni i qeverisë janë arsyet madhore përse në Shqipëri nuk vijnë investime të huaja serioze!
Mungesa e investimeve të huaja është reflektimi më i mirë i dështimit të qeverisë Rama, gjatë të cilës ka njohur rritje vetëm ekonomia e drogës.
Kjo është periudha, kur perveç thatësirës në investime të huaja, Banka e Shqipërisë raporton se niveli i kredive për biznesin vendas është 2.5% më i ulët se një vit më parë. Por absurdi është se ndërtimi i rezidencave private zë gjysmën e rritjes ekonomike.
Ne kemi arsye të besojmë se në ekonomi po investohet paraja e drogës, se me lejen e qeverisë po pastrohen paratë e kanabisit.
Në vend që të ishte vendi mikpritës i investimeve të huaja, Shqipëria e Edi Ramës u bë burim i pastrimit të parave nga tepsia e madhe e parave të drogës, pjesën më të madhe të së cilës e zotëron Edi Rama. Këto para duhen larë e pastruar për të financuar blerje të reja politikanësh e votuesish.
Ka ardhur koha të ndalojmë një qeveri që varfëron vendin çdo ditë, që pasuron veten çdo ditë dhe që, me marrjen në kontroll të drejtësisë, do të vendosë diktaturën e krimit të organizuar. / CityNews
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me mini...
Shumë njerëz ankohen vazhdimisht për trafikun e Tiranës, për...
Pas shumë e shumë aludimesh mbi jetën e tyre private, Dj i n...
Ngjarja e ndodhur disa vite më parë, në shtator të 2014, në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim ku...
Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është...
Pak javë më parë mësuam se imazhë të koleksionit të ri të ve...
Dje emisioni investigativ “Fiks Fare” edhe një herë tjetër n...
“Kujt i intereson se është dimër”, kështu shkruan këngëtarja...
Në kuadër të operacionit të koduar “Bridge”, policia e Durrë...
Health Business International, portali lider i biznesit priv...
Një tjetër skandal është denoncuar sot nga ish-ministri i Bu...
Të gjithë e mbajmë mend krimin e parë të këtij lloji në Shqi...
Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë, Edi Rama, ka uruar ndjek...
E njohur ndryshe si “supermbesa” e ish-kryeministrit Sali Be...
Diskutimi i samitit të liderëve europian thekson ndarjet e t...
Mëngjesin e sotëm ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ës...
Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekja e papritur e gazetares 31-...
Këngëtari Luiz Ejlli e përjetoi keq ndarjen nga e fejuara e ...
Vettingu do të nisë me 3 krerët e sistemit të drejtësisë, nd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...